Home KRYESORE “Unaza e Madhe”, Qendro: Do preken 317 objekte

“Unaza e Madhe”, Qendro: Do preken 317 objekte

Ndërtimi i “Unazës së Re” në Tiranë do të shoqërohet me prishjen e një numri të madh ndërtesash, të cilët janë të vendosura përgjatë gjithë segmentit nga “Pallati me Shigjeta” tek sheshi “Shqiponja”.

Kreu i ARRSH-së, Afrim Qendro tha për mediat se ky projekt do të shoqërohet me prishjen e disa objekteve.

Ai shtoi se ky projekt është me rëndësi 100 vjeçare, ndërsa ndërtimi sipas tij do të shoqërohet me të gjitha elementët urbanë. Sipas kreut të ARRSH-së, nga verifikimi në terren janë konstatuar 317 objekte që preken nga projekti.

“Projekti është me rëndësi 100-vjeçare dhe do të shoqërohet me të gjithë elementët urbanë. Kemi dalë në terren dhe kemi bërë vlerësimin paraprak. Nga ky kontroll na del se në total janë 317 objekte, të cilat janë 163 janë në proces legalizimi, të cilat do të jenë të s’kualifikuar, 123 objekte janë me vërtetimi prone. Janë edhe objekte të tjera që nuk ka informacione të detajuara. Për objektet, kemi dy kategori objektesh, me dokumente pronësie dhe në proces legalizimi”, tha ai.

360grade.al

Share: