Home KRYESORE Video/ Gardisti ‘sulmon’ aktivistin e Shoqërisë Civile, Disha: Ja çfarë më tha...

Video/ Gardisti ‘sulmon’ aktivistin e Shoqërisë Civile, Disha: Ja çfarë më tha policia

Aktivisti i njohur Zirkon Disha, me anë të një video “live” në rrjetin social “Facebook” reagon dhe i përgjigjet Kryeministrit për heqjen e shqiponjës nga sheshi me të njëjtin emër, por duket se filmimi i Kryeministrisë ka irrituar një gardist. Ky i fundit është përplasur verbalisht me aktivistin, duke i kërkuar jo vetëm që të mos filmojë, por edhe duke e kërcënuar se do t’i thejë telefonin!

Aktivisti ka ironizuar selinë e Kryeministrisë, për mënyrën se si është katandisur, ku në krahë të saj është ngulur një kërpudhë, ndërkohë që dritat që herë fiken e herë ndizen e bëjnë të duket herë si kazino dhe here e herë sipas aktivistit si bordello.

Video Player

00:00
01:58
Pas kësaj, ai është shoqëruar nga dy efektivë të rajonit numër 1 të kryeqytetit, të cilët sipas Dishës e kanë kuptuar se ai nuk po bënte asgjë të kundërligjshme dhe e kanë lënë të lirë pas sqarimit të situatës.

Në sqarimin e tij Disha tregon rreth incidentit ndërsa shprehet se është kërcënuar nga gardisti i cili ka marrë të gjitha të dhënat e tij për informim.

Share: