Home KRYESORE Video/ Kuvajti shkretëtirë përfshihet nga përmbytje, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Video/ Kuvajti shkretëtirë përfshihet nga përmbytje, shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Vërshimet e shirave në Kuvajt kanë vrarë një person të shtunën si dhe kanë dëmtuar rrugët, urat dhe shtëpitë e banimit, thanë zyrtarët, ndërsa qeveria njoftoi gjendje të jashtëzakonshme.

Ministria e Shëndetësisë tha se njeriu, 30 vjeç, u zhduk nga ujërat e shumtë teksa po përpiqej të shpëtonte familjen e tij nga shtëpia e përmbytur, e cila u zhyt në ujë në zonën Al-Fahaheel në lindje.

Një numër i papërcaktuar i njerëzve u raportuan gjithashtu të plagosur në aksidentet e trafikut të shkaktuara nga shirat.

Kryetari i Parlamentit, Marzouq Al-Ghanim, premtoi të shtunën se familja e e të riut që u vra nga shirat e dendur mbrëmjen e së premtes, nuk do të “mbetej në baltë”.

“Familja e dëshmorit të përmbytjeve të Al-Fahaheel, Ahmed Al-Fadhli, nuk do të lihet vetëm përballë sfidave të jetës” tha ai në një deklaratë për shtyp para kryerjes së funeralit të Al-Fadhli.

Ai shtoi se dëshironte të merrte pjesë në ceremoninë mortore, si përfaqësuesi i popullit kuvajtian.

Ushtria kuvajtiane dhe roja kombëtare filluan operacionet e kërkimit pasi autoritetet evakuuan banorët e kërcënuar nga përmbytjet.

Ministrat e naftës dhe energjisë elektrike si dhe disa kompani të naftës njoftuan gjendje të jashtëzakonshme dhe qeveria mbajti një mbledhje urgjente të kabinetit të shtunën në mëngjes.

Kryeministri Sheik Jaber Mubarak Al-Sabah tha se zyrtarët do të hetohen dhe ata që kanë dështuar në detyrat e tyre për të parandaluar përmbytjet do të mbajnë përgjegjësi.

Agjencia shtetërore e lajmeve KUNA, duke cituar ministrinë e Arsimit, tha se shkollat private dhe publike do të mbylleshin.

Moti i keq shoqërohet me shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje të shpejta ka goditur disa vende në rajon, përfshirë Jordaninë, ku janë vrarë 12 persona dhe rreth 4,000 turistë u detyruan të iknin nga qyteti i famshëm i lashtë i shkretëtirës Petra.

Share: