Home KRYESORE Dëbimi i diplomatëve iranian nga Shqipëria, reagon Bolton: Jemi me Ramën dhe...

Dëbimi i diplomatëve iranian nga Shqipëria, reagon Bolton: Jemi me Ramën dhe popullin shqiptar

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës John Bolton ka reaguar pas vendimit të Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët iranianë nga vendi.

Bolton shkruan në ‘Twitter’ se kryeministri Edi Rama ka dëbuar ambasadorin iranian duke sinjalizuar liderët iranianë se nuk do të tolerohet mbështetja për terrorizmin. Këshilltari i Trump shpreh fuqishëm mbështetjen dhe e quan të rrezikshme sjelljen e Iranit në Europë e botë.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama sapo dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne jemi me kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar teksa ngrihen kundër sjelljes së rrezikshme të Iranit në Europë dhe botë”, shkruan Bolton.

Shqipëria mori vendim për shpalljen si persona të padëshiruar të dy diplomatëve të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, të cilët dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cënojnë sigurinë në vend.

Share: