Home KRYESORE Flet ish-kreu i shërbimit sekret Fatos Klosi: Ja kur nisën konfliktet e...

Flet ish-kreu i shërbimit sekret Fatos Klosi: Ja kur nisën konfliktet e para Iran-Shqipëri

Shqipëria ka dëbuar dy diplomatë iraniane, njëri prej të cilëve i nivelit të lartë, ambasadori i Teheranit.

Arsyet zyrtare që njoftohen janë tipike dhe me gjuhë të drunjtë, kërcenim i sigurisë kombetare”. Ndërkohë presidenti amerikan Donald Trump e përgëzoi Shqipërinë për këtë hap.

Kjo nuk është hera e parë që ndodh një episode i tillë, pasi më herët në muajin mars të këtij viti, Shqipëria ka dëbuar dy diplomat rus, në shenjë solidariteti me Britaninë e Madhe e cila e akuzoi Moskën për helmimin e agjentit të dyfishtë Skripal.

Debimet e diplomatëve nuk kalojnë pa lënë gjurmë, por cili eshte ndikimi qe mund te sjelle dëbimi i diplomateve iraniane?

Për të folur më shumë rreth dëbimit të dy diplomatëve iranianë, në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus ka qenë ish-drejtori i Shërbimit Sekret të Shqiperise Fatos Klosi.

Cilat mendoni se janë arsyet e vërteta të këtij dëbimi?

Në që në momentin që kemi kur pranuar muxhahedinët në Shqipëri sigurisht që pranuam se do jemi në konflikt me shtetin Iranian, të cilët janë kundërshtarë të vendosur të shtetit të Iranit. Opozita e vendosur jashtë Iranit, pasi brenda nuk lejohet, opozita është një shtet një diktature ideologjike kështuqë brenda nuk ka një gjë të tillë. Përderisa e pranuam konfliktin që në fillim ishte mëse e sigurt se një gjë e tillë do të ndodhte, këtu janë rreth 3000 mijë dhe për këtë Tirana do të jetë e interesuar dhe përmes shërbimeve secrete. Ambasada mos e tëra zyrtarisht ka njerëz të shërbimeve që e ndihmojnë e kanë detyrim, kështuqë nuk është çudi që neser të dalin dhe të tjetë.

Zoti Klosi pritet reagrimi reciprok i Teheranit siç ndodh në këto raste por përtej kësaj a rrezikon Shqipëria që të përfshihet në një Luftë të ftohtë me Iranin, ka ndonjë problem?

Unë nuk besoj se mund të ketë një problem të tillë, pasi iranianët e dinë se ne e kemi marrë përsipër në kuadër të një aleance që kemi me SHBA-në, pasi ato kanë qenë në një farë mënyre tutorët e opozitës iraniane dhe janë ato më të interesuarit për këtë. Kjo bazë që është ndërtuar këtu ka qenë në Irak për shumë kohë, atje su lejuan dhe i pranuam ne.

Përse përbën rrezik mbajtja e tyre realisht?

Për ne nuk përbën asnjë rrezik ata janë shumë të disiplinuar dhe të arsyeshëm dhe shikojnë punët e tyre duke mos u bërë problem për Shqipërinë por veprimet e shtetit Iranian kundra tyre, sigurisht që do të ketë veprime të tilla nuk mund ta vë në diskutim. Nga kjo pikpamja Shqipëria do të ketë disa siklete por nuk besoj se është ndonjë problem i madh.

Në këtë rast Shqipëria është duke u rreshtuar me aleatët e vete me vullnetin e tyre me qëndrimin.

Shqipëria është duke u rreshtuar dhe është rreshtuar prej kohësh me aleatët e saj.

Debimi i diplomatëve është një teknikë e njohur dhe e vjetër qëkur shtetet ekzistojnë. Cili është roli i spiunëve dhe agjentëve siç quhet në kohën tonë, në jë kohë kur teknologjika ka ecur aq shumë sa, një spiun a një agjënd ti tregoj shtetit nga vjen se ku rri bazë ushtarak.

Share: