Home KRYESORE Protesta/ Bojkotohet totalisht mësimi, ja çfarë po kërkojnë studentët

Protesta/ Bojkotohet totalisht mësimi, ja çfarë po kërkojnë studentët

Studentët e dy universiteteve më të mëdha në vend, Universiteti i Tiranës dhe Universiteti Politeknik sot kanë bojkotuar mësimin.

Studentët janë ngritur në protestë dhe kërkojnë uljen e tarfiave të shkollimit. Aktualisht (ora 10:30) po zhvillohen dy protesta paralele për të njëjtin kauzë, njëra tek Ministria e Arsimit dhe tjetra tek korpusi universitar (sheshi Nënë Tereza).

Gazetarja e “Klan Plus” Ermelinda Hoxhaj që po ndjek në terren protestën e studentëve tha se janë me qindra, e mbase mijëra studentë që protestojnë. Ata janë organizuar përmes rrjeteve sociale dhe nuk është asnjë subjekt politik apo OJF pas tyre.

Protesta nisi dje nga studentët e Urbanistikës, ndërsa sot numri i protestuesve është shumë herë më i madh. Janë bashkuar studentë të Shkencave të Natyrës, Shkencave Sociale, inixhinierive, etj.

Studentët u ngritën në protestë pas vendimit të fundit të qeverisë për pagesën e krediteve. Vendimi parashikon pagesë 670 lek/kredit në nivelin Bachelor. Kujtojmë se një lëndë ka 5-10 kredite. Ndërsa për studentët e masterit tarifa është dhe më e lartë 1700 lek/kredit.

Kështu çdo studenti që ka provime të mbartura nga viti i kaluar i kërkohet të paguajë deri në 7 000 mijë lekë (70 mijë te vjetra) për të hyrë në këto provime.

Po kështu si asnjëherë më parë, studentëve u është kërkuar që të paguajnë gjithë tarifën vjetore të shkollimit brenda datës 15 Dhjetor. “Ne i kemi familjet e varfëra dhe nuk kemi ku ti gjejmë ‘cash’ 400 mijë lekë deri më datë 15 Dhjetor”, tha njëri prej protestuesve. Ata kërkojnë: 1- heqjen e tarifës për provimet e mbartura, 2- pagesë me këste të tarfiës vjetore të studimit./R.Dedaj-Opinion.al

Share: