Home KRYESORE Interpretimet e krizës së Maj/Qershorit 1968 ne France (Pjesa e dytë)

Interpretimet e krizës së Maj/Qershorit 1968 ne France (Pjesa e dytë)

Nga Philipe Beneton dhe Jean Touchard, publikuar për herë të parë në Revue francaise des sciences politiques, Verë e vitit 1970

Përktheu nga anglishtja Elvis Zaimi

Këto pohime duken tepër të përgjithshme, sa nuk mund të kalojnë dhe të pranohen si gjykime pa iu nënshtruar disa pyetjeve. Sigurisht se universiteti vuante nga strukturat e tij të ngurta, nga centralizimi administrativ, nga uniformiteti institucional, si dhe nga konservatorizmi koorporatist i një numri tepër të madh të personelit të punësuar në universitete, fakotë që paraqiteshin si pengesa për të realizuar ndryshimin, porse, ne na duhet bëjmë dallimin ndërmjet, nga njëra anë marrëdhënieve të pushtetit dhe organizimit të studimeve, dhe në anën tjetër, grupimeve të ndryshme brenda fakulteteve.

Shumë reforma në të vërtetë kishin ndodhur në përafërsisht këto pesëmbëdhjetë vitet e fundit, Diplomat në Drejtësi kishin qenë ristrukturuar në vitet 1954 dhe 1959, ato në mjekësi në vitet 1958 dhe 1961, në shkenca dhe letërsi në vitin 1966, në farmaci në vitin 1963, dhe kështu me radhë.Këto reforma, fusha e zbatimit të të cilave ndryshonte nga njëra disiplinë në tjetrën, nuk e kishin prejardhjen nga një vizion i tërësishëm mbi universitetin, në thelb ato kishin lidhje vetëm me kurrikulat dhe organizimin e studimeve, pa pasur ndonjë ndikim mbi strukturat universitare, ose mbi marrëdhëniet e pushtetit brenda çdo fakulteti.

Kjo mungesë fleksibiliteti, qartazi favorizonte zhvillimin e contestation, dhe, këto kihet parasysh në radhë të parë jo mungesa e fleksibilitetit vertikal, e cila nuk përfaqësoi asnjëherë ndonjë shqetësim madhor për studentët e revoltuar, sesa mungesa e fleksibilitetit horizontal, e cila ndihi që një numër i madh lektorësh të reshtoheshin përkrah studentëve.Mbështetja nga ky personel rishtarësh në personelin akademik të universiteteve nuk ka dyshim se e amplifikoi dhe i dha përmasa madhore lëvizjes contestataire në fakultetet e pushtuara, por do të ishte e ngutshme të konkludohej si shpërthimi i Majit u shkaktua nga një revoltë kundër strukturave universitare të keqpërshtatura.

Ja vlen të vihet në dukje se lëvizja filloi dhe ishte më e fortë jo në institucionet që i përkisnin traditës universitare të Francës, por në ato të llojit të Fakultetit të Letërsisë të Nantës, të hapura ndj inovacionit dhe të administruara në mënyrë liberale. Asgjë pra nuk do të ishte më e gabur dhe çorientuese sesa hamendësimi i një lidhjeje shkak-pasojë ndërmjet daljes-jashtë-kohës të strukturave universitare dhe madhësisë së përshkallëzimit të contestation. Duket se përmasat që mori përshkallëzimi i konstestimeve të ishte më shumë i lidhur me një ndryshim të thellë në popullatën studentore të dodhur në rrjedhën e përgjatë shumë viteve, dhe me ndryshimet radikale në situatën e studentëve.

“Margjinalizimi shoqëror” i studentëve

Populli që i përkiste arsimit të lartë kishte ndryshuar dukshëm në pesëmbëshjetë vitet e fundit. Numri I studentëve ishte rritur veçanërisht vrullshëm; 30.000 në 1900, 135.000 në 1950, 395.000 në vitet 1965-1966, 508.000 në 1967-1968, 587.000 në 1968-1969.Numri I studentëve ishte katërfishuar pra në pesëmbëdhjetë vite.

Problemi që paraqiste kjo rritje spektakolare, agravohej më tej prej shpërndarjes së pabarabartë.Më shumë se një e treta e studentëve francezë [afërsisht 200.000], ishte në fakultetet e letërsisë, ku karriera që i priste më pas ishte mësimdhënia- karrierë e cila, në mënyrë famëkeqe, njihej gjerësisht se as nuk ishte tërheqëse për studentët dhe as nuk i ofronte mundësi të gjera atyre për të çarë më tej në jetë.Brenda fakulteteve të letrave, shumica e studentëve, të tërhequr nga prestigji i shkencave humane më tepër sesa nga një karrierë në mësimdhënie, rregjistroheshin me shumicë në departamentet e sociologjisë dhe psikologjisë, ku perspektiva ishte shumë e paqartë.

Për më tepër, ashtu siç e demonstron fare qartë Raymond Boudon, struktura shoqërore e popullatës studentore kishte ndryshuar në një masë të madhe në pesëmbëdhjetë vitet e fundit.

“Në mënyrë të padukshme, dhe duke i shpëtuar aftësisë tonë për ta kuptuar, për periudhën që zë fill nga paralufta deri në vitet 1950, dhe prej këndejmi sipas një procesi gjithnjë e më tronditës, ne kemi “lëvizur” nga një universitet “borgjez” tek një universitet I mbizotëruar nga klasat e mesme.

Këto ndryshime sjellin pasoja të rëndësishme:

Sot, veçanërisht duke filluar nga 1950, bashkëfajësia apo bashkëpunimi ndërmjet shoqërisë dhe familjes nga njëra anë, dhe universitetit nga ana tjetër, duket gjithmonë e më pak e sigurtë.Djali I nëpunësit apo punëtorit që shkon në universitet, nuk mundet, si rregull, të presë këshilla nga famlija apo rrethi i tij shoqëror se cilin kurs duhet të zgjedhë, ndërkohë që zhvillimi ekonomik dhe teknik e ka zgjeruar gamën e aktiviteteve profesionale në lidhje me të cilat sot ka një numër të konsiderueshëm disiplinash te dijeve, që ishin gati të panjohura vetëm dhjetë vite më parë (teknologjia e informacionit, sociologjia, psikologjia, etjj). Sot studentit tipik i duhet të bëjë zgjedhje shumë më të vështira nga ato të pararendësve të tij, dhe për të cilat ai është shumë më pak i përgatitur prej grupit shoqëror të cilit ai i përket, për nga interesat e përbashkëta, statusi social, dhe mosha e tij.

Kështu që studenti nis një rrugëtim sipas një itenerari pak të njohur, të shtruar me pengesa, dhe ku mundësia për të përfunduar “i flakur jashtë” apo dështuar gjatë rrugëtimit, është tepër e lartë. Një përllogaritje e përafërt tregon se një student që fillon një universitet, ka shumë pak shanse të dalë prej tij me një diplomë pas një periudhe “mesatare” studimesh… Ky kombinim faktorësh nënkupton se mesa duket një numër gjithmonë e më i madh studentësh kanë rënë pre e një situate shthurjeje individuale dhe shoqëore, ku mungojnë thuajse tërësisht parimet morale dhe idealet shoqërore. Jo vetëm se ata kanë në perspektivë një pamje tepër të vagullt të asaj se cfarë do të bëhen pasi të lënë universitetet, por edhe kohazgjatja dhe drejtimi i studimeve të tyre është, në një masë të madhe, i papërcaktuar”

Share: