Home KRYESORE Krijohet Partia Studentore? Nese e vertete shume urime.

Krijohet Partia Studentore? Nese e vertete shume urime.

Duket se protestat e fundit të studentëve në vendin tanimë kanë marrë një drejtim tjetër i cili padyshim qe do jete i shume pritur nga shoqeria shqiptare.

Dritare.net ben me dije se nga burime konfidenciale ne mbrëmjen e sotme ka nisur themelimi i një lëvizje studentore, që pritet të shndërrohet shumë shpejt si parti politike.

Dritare.net ka siguruar nga po të njëjtat burime, edhe një mini-manifest të kësaj partie e cila do të mbajë emrin “Lëvizja për Shqipërinë”.

Gjithashtu mësohet se ditën e nesërme pritet që të mësohen edhe ideatorët dhe drejtuesit e kësaj partie.

Nga daljet e studenteve perfaqesues ne studiot televizive Perqasje.com vuri re se artikulimi i studenteve ishte shume me cilesore se ai i pedagogeve dhe padyshim shumices se politikaneve tane.

Nuk na mbetet gje tjeter vetem ti urojme ketyre vajzave dhe djemve te mrekullueshem te mos tuten se, padyshim presioni ndaj tyre do te jete i forte nga te dy krahet. Ata nuk duhet te ndalen kurresesi dhe kete ta bejne per veten e tyre dhe te gjithe shoqerine. Rruge te mbare politike rini.

Më poshtë manifesti i siguruar nga Dritare.net.

“Liria është një e drejtë e panegociueshme, as as nuk mund të shitet as nuk mund të blihet nga asnjë person.  Askush nuk mund të vendosë të shtyp një popull, nuk mund ta nënshtrojë atë, dhe askush nuk mund të vendosë individualisht për fatin e popullit.

Të vetëdijshëm se Shqipëria po kalon kohë të vështira, dhe sot gjendet në një udhëkryq të madh.

Të bindur, se shqiptarët meritojnë një qeverisje të denjë  e cila punon për popullin.

Të bindur se vlerat Evropiane, janë vlera që duhet implementuar sa më shpejtë në shoqërinë shqiptare.

Të vendosur, për ta çuar Shqipërinë përpara drejt vendeve të zhvilluara dhe të ecim përkrah vendeve evropiane.

Të vendosur, që përfaqësuesit e popullit shqiptar të jenë persona të pastër, pa asnjë të shkuar kriminale.

Të bidur se LIRIA është ajo që i duhet më shum popujve, sot vendosim krijimin e Lëvizjes për Shqipërinë.

Lëvizja për Shqipërinë, themelohet nga kërkesat e gjëra të popullit shqiptar për ndryshim.

LPSH. Themelohet pasi Populli shqiptar prej vitesh nuk ka një alternativë politike për udhëheqje.

LPSH themelohet me frymën e pastër të studentëve, që prej ditësh luftojnë për të drejtat e tyre të mohura, dhe po hasen në arrogancën e thellë të pushtetit.

LPSH themelohet në një kohë kur Shqipëria, më shumë se kurrë ka nevojë që të rinj të arsimuar dhe me ide perëndimore të vijnë në krye të shtetit.

LPSH zotohet se do të jetë në krah të popullit shqiptar, dhe bashkë me popullin të nisin një rrugë të gjatë e të vështirë të transformimit të vendit për dobi të të gjithë qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.”./ I.M-Dritare.net

Share: