Home KRYESORE Kryemadhi i drejtohet Ramës: Jepja paratë qytetarëve, mos i ço në offshore

Kryemadhi i drejtohet Ramës: Jepja paratë qytetarëve, mos i ço në offshore

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas investigimit të emisionit “Të Paekspozuarit” që tregon se si kompania Dunwell Haberman fitoi tenderin për ndërtimin lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Re, pas falsifimit të dokumenteve.

Një postim të bërë në Facebook, Kryemadhi ngre gishtin nga kryeministri Edi Rama.

Ajo i drejtohet me tone të ashpra kryeministrit, duke u shprehur ndër të tjera se është e padrejtë të shkatërrosh jetën e 1000 familjeve, vetëm e vetëm që ti të marrësh 18 milion euro dhe klientët e tu pallate.

Reagimi i plotë i Kryemadhit:

Tani e kuptoj ku shkojnë paratë!

E kuptoj edhe pse mbllaçitet kur i themi që të dëmshpërblejë banorët e Unazës së Re!

Bëje zemren gur, mos i dërgo në offshore, por jepja qytetarëve të tu, që kanë 27 vjet që paguajnë drita, ujë dhe taskat që ti ke rritur.

ATA i dhane vlere tokës aty!

Është e padrejtë të shkatërrosh jetën e 1000 familjeve, vetëm e vetëm që ti të marrësh 18 milion euro dhe klientët e tu pallate.

Turp, mos u ngopsh!

v.l/ Dita

Share: