Home KRYESORE LIVE/ Studentët sfidojnë Ramën: Ne jemi shumë, dil këtu me megafon!

LIVE/ Studentët sfidojnë Ramën: Ne jemi shumë, dil këtu me megafon!

Teksa me mijëra studentë protestojnë tek selia e qeverisë në bulevardin Dëshmorët e Kombit, Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Instagram u shpreh se “Sharrat e Doktorreshës dhe britmat në gjumë të Artistit, e gjymtuan si s’ka më keq protestën tuaj! Por unë dhe ju që s’jeni më aty, jo vetëm që s’do t’i lemë pa adresuar ato 8 pika, po do të bëjmë shumë më shumë se aq SE BASHKU. Ditët po na ikin shpejt e festat po vijnë, prandaj mos rrini po dukuni dhe t’ia nisim punës me #Dialog#Bashkëpunim #Këmbëngulje për Universitetin”.

Por reagimi i studentëve në protestë ka qenë i menjëhershëm. Një vajzë mori megafonin dhe u shpreh: “Z. Kryeministër ne jemi shumë. Ne nuk vijmë dot të gjithë në zyrën tënde. Ndaj merr megafonin dhe dil këtu të na komunikosh plotësimin e kerkesave, siç ke premtuar”.
Një tjetër student u shpreh:“Nese kerkesat tona nuk plotesohen, jemi te gatshem te shkojme deri ne greve urie”./opinion.al

Share: