Home KRYESORE Lubonja thirrje studentëve:Godisni sistemin e korruptuar politik, mos u ndalni

Lubonja thirrje studentëve:Godisni sistemin e korruptuar politik, mos u ndalni

Analisti Fatos Lubonja, i bën thirrje studentëve të avancojnë në kërkesat e tyre duke synuar kështu goditje të sistemit në tërësi. Lubonja i bën thirrje studentëve në një farë mënyrë që të avancojnë në protestën e tyre për të kërkuar rrëzimin e sistemit korruptiv.

“Ajo që mendoj unë dhe që kërkohet nga studentët dhe pegdagogët, është që kjo puna e universiteteve e reformës në arsim nuk duhet parë e veçuar nga i gjithë sistemi për të cilin folëm edhe në pjesëne parë. Pse Edi rama e ka kaq të vështirë që të plotësopjë këto kërkesa?! Le të hyjmë në thelbin e problemit që është së pari:

Ju i patë ato milionat që shkojnë te Ulaj etj dhe janë miliona që duhet të kishin shkuar në arsim. Pra duhet ndryshuar politika e qeverisjes. Ju i dini, universitete që Rama iu ka dhënë para për të siguruar mbështetjen e tyre. Rama është aty me ata dhe për ata që vjedhin paratë e shqiptarëve në emër të një pakice.

Ai ka ndërtuar një sistem sundimi, kemi kaluar në atë rrugën nga Jelcini te Putini. Patjetër që aty do vijnë në këtë sistem kur nuk ka reagim. Sistemi në thelb është që janë ata që kanë realizuar fashistizimin e sitemit. Studentët nuk mudnet kurrsesi të reduktojnë fajin e tyre. Si pjesa më inteligjente e shoqërisë duhet të bëjën lidhjen e pasojës me shkakun, sistemi mizerabël është pasojë e sistemit. Këta zotërinjtë i çojnë fëmijët jashtë me studime., Prandaj nuk mund të bësh një protestë dhe ta reduktosh këtë protestë në pesë gjashtë apo 8 protesta.

Ai mund ti bëjë një thirrje Zamirit, Uljat Sandrit etj… dhe iu thotë na jepni ca para ta mbyllim këtë çështje.. dhe pastaj paratë iua jep prap Rama. Studentët duhet të kuptojnë që sistemi i ka sjellë në këtë situatë që janë sot ndaj duhet të shkojnë në protestën e tyre deri në thelbine sistemit”, tha Lubonja.

TPZ.AL

Share: