Home KRYESORE Macron terhiqet nga rritja e takses se karburanteve

Macron terhiqet nga rritja e takses se karburanteve

Pas gati tre javësh protesta të fuqishme kundër rritjes së taksës së karburanteve, qeveria franceze ka pezulluar vendimin.

Mësohet se vendimi erdhi pas protestave të shumta që pushtuan Parisin, ku ‘jelekëverdhët’ kundërshtuan me forcë rritjen e cmimit te naftes.

Mësohet se pezullimi do të jetë vetëm për disa muaj. Vendimi i qeverisë synon të zvogëlojë tensionin dhe të japë kohë për zgjidhjen e ngërçit si dhe nisjen e negociatave me ‘jelekëvërdhët’. Po ashtu bëhet e ditur se vendimi pro protestuesve erdhi pas një takimi që kryeministri Edouard Philippe zhvilloi në Pallatin Elysee me presidentin Emmanuel Macron./lapsi.al

Share: