Home KRYESORE Mesazhet kërcënuese me jetë, Ilir Meta merr në mbrojtje Ylli Rakipin, takim...

Mesazhet kërcënuese me jetë, Ilir Meta merr në mbrojtje Ylli Rakipin, takim urgjent në zyrën e tij

Presidenti Ilir Meta ka thirrur në një takim urgjent gazetarin Ylli Rakipi, pas pretendimeve të tij se ka marrë mesazhe kërcënuese për jetën. Gazetari thotë se kërcënimet kanë lidhje me publikimin e skandalit të Unazës së Re.  Kërcënimet ndaj gazetarëve dhe medias janë të dënueshme ashpërsisht, por me sa duket Ilir Meta me ketë gjest po sfidon edhe Edi Ramën , i cili kohët e fundit u përfshi në replika të ashpra me Rakipin, të cilin e quajti edhe “Kadri” të medias.

DEKLARATA E METËS:

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta pasi u njoh nga mediat me kërcënimet e bëra ndaj gazetarit të njohur, zotit Ylli Rakipi, priti në një takim të veçantë z.Rakipi dhe u njoh me shqetësimet dhe kërcënimet ndaj tij për shkak të detyrës.

Presidenti Meta shprehu solidaritetin e tij me z.Rakipi dhe të gjithë gazetarët që me guxim e profesionalizëm i shërbejnë interesit publik përmes fakteve dhe të vërtetave.

Presidenti Meta apelon ndaj institucioneve ligjzbatuese të hetojnë me përgjegjësi maksimale këtë rast me qëllim ndëshkimin e merituar të autorëve.

Presidenti Meta i bën thirrje të gjithë gazetarëve të denoncojnë çdo presion e shantazh që u bëhet në cënim të misionit të tyre i cili është vendimtar për demokracinë e sundimin e ligjit.

Share: