Home KRYESORE ”Nën një flamur”, protesta e diasporës e hapur për këdo: Nga studentët...

”Nën një flamur”, protesta e diasporës e hapur për këdo: Nga studentët te mbrojtësit e Teatrit

Në orën 17:00 të pasdites së sotme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit do të organizohet një protestë e thërritur nga emigrantët shqiptarë, dhe e hapur për çdo qytetarë që ndihet i keqqeverisur në vend.

Padyshim një prej organizatorëve të kësaj proteste është dhe Genc Sejko , i cili është një prej opozitarëve më të fortë përmes memeve që poston në rrjetet sociale.

Protestës së diasporës pritet që t’i bashkohen dhe qytetarë të Tiranës, por edhe protestues të kauzave të tjera si studentët, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit apo banorët e Astirit.

Edhe pse policia e Tiranës nuk ka dhënë leje për zhvillimin e protestës organiozatorët janë shprehur se gjithçka do të jetë paqësore, nën moton: Nën një flamur. Padyshim që ngjyrat dominuese do të jenë ato kuq e zi.

Një protestë e ngjashme u zhvillua në shtator në Rumani, ku ishin emigrantët ata që protestuan për drejtësinë e kapur dhe korrupsionin qeveritar derisa detyruan qeverinë të dorëhiqej.

“Protesta është e të gjithë shqiptarëve e kemi thirrur ne shqiptarët e diasporës, para fillimit të protestës së studentëve bazuar në tre pika korrupsionin, kriminalitetin dhe arrogancën qeverisë. Ideja e protestës në vetvete ndryshoi me protestën e studentëve, banorëve të Astirit apo protestën e Teatrit.

Misioni jonë ka marrë një dimension tjetër nga një protestë me tre pika të jetë dhe më e gjerë. Kemi kontaktuar me  banorët e Astrit dhe më të tjerë. Kemi gjetur shqiptarë që janë ta gatshëm dhe kudo që kemi shkuar kemi gjetur një frymë bashkëpunimi. 

Ndoshta vjen nga fakti që ne nuk jemi faktor këtu, pasi e kemi lidhur jetën diku tjetër. Ne vijmë të japim një kontribut dhe kjo është festa më e madhe do të ishte, të bëjmë bashkë shqiptarët dhe ti japin një sinjal pushtetit që gjërat nuk janë aq mirë sa ato thonë.

Ajo që na ka frymzuar më shumë nuk është nisma që morëm, por që shohim tani që një grup studentësh po ndërgjegjsohen duke thënë se 8 kërkesat nuk janë të mjaftueshme. Duhet të ngremë shqetësimet tona. Shohim studentë më të pjekur nga perceptimi që ishte krijuar për to.

Presidentin e falenderojmë për mbështetjen, por na duhet garancia e presidentit që të bëhet garant ndaj kësaj të drejtë kushtetuese. Protesta është e hapur për këdo. Fatkeqsisht e shohim opozitën si pjesë të problemit.”- u shpreh Sejko në intervistën e dhënë dje në Fax News.

(E.K/FAXWEB.AL)

Share: