Home KRYESORE Neritan Sejamini: Dialogu qe kerkon kryeministri eshte per propogande…

Neritan Sejamini: Dialogu qe kerkon kryeministri eshte per propogande…

Kembengulja e Kryeministrit per t’u takuar per dialog me studentet nuk ka asnje lidhje me dialogun, por me spektaklin dhe propaganden.

Edi Rama nuk do kurrsesi te dale nga kjo gjendje si njeriu qe studentet e detyruan te ndryshoje reformen e tij teresisht te deshtuar ne arsim. Ai nuk do te dale nga kjo histori si humbes, si njeriu i mundur, qe mjaftuan ca dite protesta dhe kapitulloi.

Ai do te dale thjesht si njeriu qe nuk e dinte gjendjen e arsimit, por pasi e mesoi nga studentet u be me ta dhe e zgjidhi. Mbi te gjitha Edi Rama kerkon dhe do qe t’i diskreditoje studentet, si njerez te painformuar, te paqarte, te paditur, duke u predikuar e moralizuar, duke i kritikuar e madje duke i tallur, pasi ka shume perparesi ne nje dialog me ta:

jo vetem pervojen, aftesite, karizmen dhe pafytyresine e genjeshtres ne diskutimet publike, por edhe te informacionit, te te dhenave, shifrave, etj. qe studentet nuk i kane.

Po u ulen ne “dialog” fiton Edi Rama dhe asgje nuk do ndryshoje: ai do beje gjoja sikur do t’ i plotesoje kerkesat dhe studentet do kthehen me bishtin nder shale ne shkolle.

Share: