Home KRYESORE Protesta e studentëve, bashkohen edhe qytetarët

Protesta e studentëve, bashkohen edhe qytetarët

Studentët e Universitetit të Tiranës janë nisur nga korpusi universitar dhe duke ecur përmes Bllokut u kanë bërë thuirrje qytetarëve t’ju bashkohen. Ata kanë kërkuar edhe një herë protesta e tyre të mos politizohet, ndërsa janë shprehur se do mblidhen për të vendosur se si do të vazhdojnë mënyrën e protestës deri në plotësimin e kërkesave. Ka nga ata që mendojnë se protesta do të përkshkallëzohet deri në greve urie.

Por studentët, në mënyrë absolute kanë bërë thirrje për ta mbajtur politikën larg protestës së tyre. Në Facebook, në faqen “Për universitetin” gjendet mes të tjerash edhe ky njoftim:

Nesër, ora 09:30, sa më të shumtë e të bashkuar para Korpusit, te sheshi ”Nënë Tereza”! Në këto ditë pushimi, prindër, familjarë. të afërm, gjimnazistë, mësues, pedagogë e çdo qytetar, duhet të jenë përkrah studentëve! Deri në protestën vendimtare të 11 dhjetorit, kur masa e madhe studentore kthehet në Tiranë, prej të cilës ministria e qeveria duhet të mendohen mirë nëse nuk i plotësojnë kërkesat në mënyrë të menjëhershme!

Larg duart e partive, afër duarve të solidaritetit me njëri-tjetrin!

Bashkohuni! Rezistenca nuk ndalet!/Opinion.al

Share: