Home KRYESORE Protesta në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Kavajë, Rama bën ironi: Si francezë

Protesta në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Kavajë, Rama bën ironi: Si francezë

Pas protestave që po mbahen paralelisht në Shkodër, Lezhë dhe në Kavajë, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka ironizuar përmes një postimi në ‘Twitter’.

Teksa ndalet tek protesta e studentëve, kreu i qeverisë shton se të rinjtë nuk duhet të ‘përdoren si qendër graviteti e revolucionit’ nga Kryemadhi dhe Basha.

“Interesant😊Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë🤔Studentët s’duhet të dialogojnë,po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës🤮Jo politikë?😉”, shkruan Rama.

Share: