Home KRYESORE Qyno:Anëtari i një bande kriminale u dorëzua në Fier me pistoletë në...

Qyno:Anëtari i një bande kriminale u dorëzua në Fier me pistoletë në brez

Gazetari Elton Qyno, të hënën, është shprehur se një anëtar i bandave kriminale në Vlorë, pasi iu vendos tritol në makinë, i frikësuar i është drejtuar Policisë së Fierit me pistoletë në brez, pasi kishte frikë të denonconte në Policinë e Vlorës.

Qyno tha në studion e emisionit “Opinion”, se ky person pasi ka mbërritur në Komisariatin e Policisë së Fierit, ka dorëzuar pistoletën dhe ka pranuar bashkëpunimin me policinë në lidhje me aktivitetin e tij kriminal, si dhe denoncimin e bashkëpunëtorëve apo anëtarëve të tjerë të bandës.

Qyno tregoi se ky person është sulmuar në burgun e Fierit, duke u përpjekur për t’a asgjesuar. Gazetari tha se pas sulmit, i penduari është dërguar menjëherë për siguri drejt Spitalit të Burgut në Tiranë./Opinion.al

Share: