Home KRYESORE Rama përballë studentit të verbër: Në protestë mësova për ju! Ky nuk...

Rama përballë studentit të verbër: Në protestë mësova për ju! Ky nuk e di akoma qe eshte kryeminister!

Kryeministri Edi Rama ka biseduar me një student të juridikut me aftësi të kufizuar teksa ishte i ftuar në emisionin “Opinion” te Blendi Fevziut.

Shefi i qeverisë deklaroi se qeveria e tij do t’i paguajë tarifat për të gjithë të verbrit, ndërsa studenti me aftësi të kufizuara  i kërkojë llogari se pse përmend fjalën “qorr” në publik ne shenje ofendimi.

Rama në përgjigjen e tij tha se këtë e ka përdorur duke iu referuar pedagogut Arlind Qorri dhe nuk ka asnjë lidhje për etiketimin e të verbërve, por te gjithe e dime qe ai e ka bere ne sensin e kundert nje gje te tille.

Per me teper ne vazhdimesi ai tregon se meson gjera te reja te cilat me ligj dhe me pergjegjesi politike ai duhet ti dije dhe te mos lere te ndodhin. E gjitha situata debat studente – qeveri karakterizohet nga mos njohja e kryeministrit tone ndaj realitetit universitar!

Kryeministri ja kalon pergjegjesine rektroratit dhe profesoratit, por ai harron qe qytetaret i paguajne taksat qeverise dhe rektoratit i paguajne plus tarifat abuzuese dhe pergjegjesia politike mbetet e qeverise dhe konkretisht kryeministrit!

Per kete pergjegji eshte votuar ai dhe e harron gjithmone deri ne ate pike sa flet gjithmone sikur te jete leader i opozites dhe jo kryeministri prej me shume se 5 vitesh….

Biseda me tyre:

Rama përballë të verbrit: Qeveria e garanton studimin falas deri në sistemin master. Më pas në studimet master janë universitetet që vendosin. Kjo është diçka që unë e kam mësuar nga kjo protestë. Siç kam mësuar edhe gjëra të tjera, pasi unë nuk i di të gjitha. E dyta, universiteti ka një autonomi. Pra, vetëqeveriset. Qeveria e financon universitetin, qeveria e monitoron universitetin, por qeveria as nuk merr vendime mbi universitetin, qeveria as nuk e ka detyrë të ndjekë kategorinë brenda universitetit dhe e gjithë kjo vihet në diskutim, ku ju dhe kategoritë të tjera nuk keni marrë atë që ju takon me ligj.

Studenti: Unë studioj për drejtësi në Bachelor. Unë studioj në privat, por  u interesova në shkolla shtetërore por nuk munda dot, një shkollë private më mundësoi studimet me bursë 100 përqind. A jeni në dijeni se sa letra i kemi çuar që nga maji ministres Nikolla që të bëhet falas arsimi për ne?

Rama: Kur unë kam ardhur në qeveri, asnjë fëmijë me aftësi të veçanta nuk kishte asnjë mësues, por sot këtë numër e kemi çuar në 700  mësues.  Ajo që unë dua të diskutoj. Të gjithëve ju tarifën do ua paguaj shteti. Mos çoni letra, drejtohuni tek platforma Shqipëria.al

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Rama u çua nga vendi për t’ia lëshuar vendin studentit të verbër, duke iu dhënë shkopin e drejtuesit të emisionit në duar, duke i thënë: Merre këtë shkop dhe kujtou, nëse nuk e mbaj premtimin, hajde tek unë dhe më godit sa të mundësh.

Share: