Home KRYESORE Recepsionisti i tenderit të Unazës ikën nga Shqipëria (falsifikimet e reja)

Recepsionisti i tenderit të Unazës ikën nga Shqipëria (falsifikimet e reja)

Avdiol Dobi, 26 vjeçari shqiptar, një recepsionist që figuron fitues i tenderit 20 milionë dollarë të Lotit 1 të Unazës së Tiranës nuk ndodhet më në Shqipëri.

Ai është arratisur nga Shqipëria, pas plasjes së skandalit, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Muriqanit.

Dobi ka punuar si recepsionit në Spitalin Amerikan,

Ndërkohë, përveç fakteve te publikuara dje për falsifikimin e “kompanisë amerikane” që ka fituar tenderin e Unazës së Re, sot janë zbuluar sot edhe disa detaje te tjera:

– Në ekstraktin e thjeshtë ka një email aty “[email protected]” dhe po të kontrollosh këtë domain, del se është regjistruar më datë 1 Korrik 2018, pra domaini i një kompanie që supozohet e krijuar në 1998, është regjistruar vetëm në korrik 2018

Avdjol Dobi e ka regjistruar atë email me 25 qershor 2018 ne QKR pra rreth 1 javë para se të krijonin websitin.

dunwellhaberman.com është website komplet fiktiv PA LOGO, me dummy content, me staf që nuk ekziston dhe me foto të marra nga webi.

Websiti është krijuar nga “Jonian Gjermani”. Kane bllokuar plotësisht indeksimin nga Google. Kjo zakonisht bëhet kur nuk do që të të zbuloje njeri.

k.a. / dita

Share: