Home KRYESORE Studentët kthejnë opozitën në parlament, ja përfaqësuesit

Studentët kthejnë opozitën në parlament, ja përfaqësuesit

Tetë deputetë të opozitës janë të pranishëm sot në sallën e seancave plenare të parlamentit. Tre muaj pas bojkotit total, tashmë opozita ka përfaqësuesit e saj në atë sallë. PD dhe LSI thonë se kjo përfaqësi do të jetë vetëm për seancën e sotme, pra nuk është thyerje e bojkotit.

Nga PD janë në parlament deputetët, Luçiano Boçi, Valentina Duka, (pedagoge) dhe Izmira Ulqinaku, Ervin Salianji.

Nga LSI janë në sallë, Petrit Vasili, Luan Rama, Kedi Mehmetaj dhe Florida Kërpaci. LSI një ditë më parë ka depozituar dy amendamente për ti dhënë zgjidhje problemeve të studentëve. Edhe PD mbështet propozimet e bëra nga LSI.

Share: