Home KRYESORE Takimi te Gjeologjiku, Rama: Buxheti 5% as këtë vit dhe as vitin...

Takimi te Gjeologjiku, Rama: Buxheti 5% as këtë vit dhe as vitin tjetër

Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar në orët e vona të mbrëmjes në ERTV videon e takimit të tij gjatë pasdites me pedagogë dhe studentë të Gjeologjikut.

Në takim Rama argumentoi se pse ëhstë i nevojshëm dialogu me studnetët lidhur me 8 kërkesat e tyre të parashtruara.

Lidhur me rritjen e buxhetit me 5% e GDP për arsimin, Rama tha se kjo nuk është e mundur as këtë vit, as vitin tjetër.

Edhe për tarifat, Rama tha se nuk do të ketë ulje për të gjithë por shkallëzim sipas kategorive të caktuara.

“Çfarë është kjo histori se kush ulet është tradhëtar, është i shitur. Do të ishte ndryshe sikur qeveria thotë hyni në mësim pastaj dialogojmë. Ju që jeni këtu, çfarë po tradhëtoni? Po firmosni gjë fshehtas? Fare, zero. Keni dalë në protestë, dilni prapë”.

Share: