Home KRYESORE Të mos guxojë kush të shkojë për dialog me Ramën

Të mos guxojë kush të shkojë për dialog me Ramën

Ka nisur protesta e studentëve. Grupi i parë ka mbërritur tek Ministria e Arsimit, ndërsa të tjerë janë duke marshuar në Bulevard për tu bashkuar të gjithë tek Rruga e Durrësit, përballë ministrisë.

Një prej studentëve duke folur për mediat tha se “kjo protestë nuk ka lider dhe as organizatë që e përfaqëson. Jemi të gjithë bashkë për një qëllim. Kësisoj u bëjmë thirrje bashkëmoshatarëve tanë që të hyjnë në bashkëbisedim me Ramën në facebook”.

“Jemi për arsimin. Nuk ka dialog me sistemin që nuk përfaqëson të rinjtë”, tha një tjetër student protestues.

Share: