Home KRYESORE Video/ Studentët brohorasin: E duam arsimin si gjithë Europa!

Video/ Studentët brohorasin: E duam arsimin si gjithë Europa!

“Edi Rama anuloje atë ligj. E duam arsimin si gjithë Europa”. Kjo është thirrja që lëshojnë studentët e Mjekësisë të cilët po marshojnë në Rrugën e Dibrës për t’ju bashkuar studentëve të tjerë tek Ministria e Arsimit.

Sot pritet të mbahet protesta më e madhe tek Ministria e Arsimit. Bashkë me studentët janë bashkuar edhe gjimnazistët. Është bojkotuar mësimi në shkollat e mesme “Qemal Stafa”, “Petro Nini Lauarasi”, “Sami Frashëri”, shkolla e mesme Ekonomike, Instituti “Harry Fultz”, etj.

Studentët nuk pranojnë asnjë negociate me Kryeministrin. Ata kerkojne plotesimin e kerkesave te tyre, dhe i kane lene afat qeverise deri sot ne oren 16:00.

Paralelisht po protestojnë studentët dhe nxënësit në Korçë, Elbasan, Vlore, Shkoder, etj.

Share: