Home I pakategorizuar 100 grupe të shoqërisë civile në Korenë e Jugut nisin protestën kundër...

100 grupe të shoqërisë civile në Korenë e Jugut nisin protestën kundër shoqatës krishtere-politike

Duke bërë thirrje për “mbylljen e Këshillit të krishterë të Koresë kundrejt korrupsionit te saj dhe kundërvajtjeve anti-sociale”.

Më 27 janar, 30,000 qytetarë dhe 100 grupe të shoqërisë civile u mblodhën për një demonstratë paqesore kundër një sërë shqetësimesh sociale nga një grup i krishterë në sheshin Gwangwhamun në Seul, ku lëvizje simbolike politike dhe shoqërore, përfshinë revolucionin e fundit demokratik të qirinjëve.

“Koalicioni i të Drejtave të Njeriut” “Qytetaret Globale per Të Drejtat e Njeriut” bene thirrje për mbylljen e Këshillit Kristian të Koresë (CCK)”, Federata e sapoformuar e 100 grupeve të shoqërisë civile nga fusha ne mbrojtje te grave, të rinjve dhe feve, mbajti konferencën shtypi dhe tubimin për të sensibilizuar për nevojën e mbylljes se Këshillit të krishterë të Koresë (CCK), një organizatë antinacionale, anti-shoqërore, antifetare dhe anti-paqësore”.

Sipas këtij Koalicioni, kjo ngjarje u organizua “për të zbuluar realitetin e genjeshter te QKK-së qe prezantohet si perfaqesuese e shumicës kristiane dhe që ndermerr kryerjen e aksioneve anti-sociale”.

“QKK nxjerr identitetin e vet nga Kisha Prezbiteriane që udhëhoqi adhurimin për shenjtëroren dhe perandorin nën kohërat koloniale japoneze. Për 10 vitet e fundit është raportuar se 12 mijë pastorë të krishterë janë dënuar për veprimtari kriminale, përfshirë vrasje, sulmet seksuale dhe mashtrimet “, tha Shin Chang Kim, Sekretar i Përgjithshëm i Koalicionit.

“Orientimi i QKK filloi që nga themelimi kur u krijua për të mbështetur diktaturën ushtarake në vitet 1960. Kjo aleancë midis politikës dhe krishtërimit çoi deri në fakte me pastorë të lirë nga përgjegjësia etike dhe qytetare. Ne kemi parë që shumë prej tyre shkëmbejnë pastorinë e tyre me para dhe konvertim shtrëngues për fitimin e parave, shumë prej të cilave nuk jane permenduar ne media për shkak të fuqisë së saj “, shtoi zoti Kim.

Në deklaratën zyrtare, thuhet se gratë janë në shënjestër që t’i detyrohen të konvertohen ndërkohë që janë të mbyllura dhe izoluara. Vdekja e fundit e dy grave në konvertimin e deturuar tregon se si jeta e qytetarëve dhe të drejtat e njeriut janë në rrezik me kete organizate.

Në emër të organizatave pjesëmarrëse, Koalicioni kërkoi “miratimin e një ligji të posaçëm kundër programeve të konvertimit detyrues fetar për të rritur lirinë e fesë.”

Koalicioni përfshin Komisionin Ndërkombëtar për Gratë për Paqen e të Drejtave të Njeriut, Shoqatën e krishterë për Lëvizjen Kombëtare Kundër Korrupsionit, Komiteti i të Drejtave, dhe Samiti Botëror Budist.

Share: