Home KRYESORE A do te jape doreheqjen Ditmir Bushati?

A do te jape doreheqjen Ditmir Bushati?

Gjithmone e me shume ne korridoret e politikes po perflitet nje doreheqje e mundshme e Ditmir Bushatit cka do ti hapte rruge fillmit te proceduarave per zevendesimin e tij ne kabinet per sa kohe Presidenti Meta nuk firmos shkarkimin e tij.

Te njejtat burime thone se kryeministri ja ka kerkuar tashme doreheqjen ministrit te jashtem po deri tani nuk ka patur ende asnje pergjigje nga ana e tij .

Nderkaq burime nga MPJ thone se ne keto dite te fundit ne detyre ministri Bushati po firmos emerime te tjera ne konsullata dhe ambasada por edhe ne ministri.

Largimi I Ditmir Bushatit nga posti I ministrit të jashtëm ka tërhequr vëmendjen brenda vendit por edhe më gjerë. Nga Kosova, Veton Surroi e ka vlerësuar figurën e shefit të diplomacisë shqiptare.

“Ditmir Bushati ishte në diplomacinë evropiane një zë i qetë, i vendosur dhe konsekuent në mbrojtje të interesave të shqiptarëve e të Kosovës jo vetëm atëherë kur këto qenë të sulmuara nga Serbia e aleatët e saj por edhe atëherë (apo sidomos atëherë) kur ato qenë të sulmuara nga kolegët e tij kosovarë (Thaçi, Pacolli e të ngjashëm).” Shkruan Veton Surroi në facebbok.

Për largimin bushatit ka folur edhe ish ministry I jashtëm I greqisë Nikos Kotzias. Sipas tij, ditmir bushati nuk u largua sepse kishte thjesht 5 vite në detyrë, por sepse ishte kundër ndryshimit të kufinjve mes Serbisë e Kosovës.

Lëvizja në ministrinë e jashtme është komentuar ndër të tjerë edhe nga dy ish ministra të jashtëm. Besnik Mustafai mendon se Rama nuk ka dhënë argument politikë për shkarkimin e bushatit. Duke komentuar emrin e Cakajt, Mustafaj tha se duhet një njeri me më shumë ndikim në postin e ministrit të jashtëm.

Ndërkohë, ish ministri I jashtëm Edomond Haxhinasto u shpreh se qëndrimet publike për shkëmbime territoresh apo korrigjime kufinjsh nga personi i propozuar si minister i jashtëm, cënojne rëndë të gjithe traditën tonë moderne në politikë e jashtme.

Me shume se kurre duket se Ditmir Bushati po mbeshtet nga armiqte e tij politike/Hapur.al

Share: