Home I pakategorizuar Eksperti gjerman: Ja pse nuk vijmë të investojmë në Shqipëri

Eksperti gjerman: Ja pse nuk vijmë të investojmë në Shqipëri

Korrupsioni në nivele të larta, sistemi i drejtësisë që nuk krijon garanci për investime dhe infrastruktura e dobët, janë faktorët kryesorë që trembin investitorët europianë të bëjnë biznes në Shqipëri.

Deklarata vjen si konkluzion i një vizite dyditore në Tiranë të përfaqësuesve të biznesit nga Gjermania dhe Europa Veriore.

Eksperti gjerman Martin Henze, deklaroi se investimet e qeverisë duhet të fokusohen në ngritjen e infrastrukturës së nevojshme, veçanërisht për sektorët me interes strategjik si logjistika dhe transporti i mallrave.

“Ne na duhen autostrada, na duhet një rrjet hekurudhor, duhen aeroporte dhe kushte më të mira në portet shqiptare. Nëse shihni portin e Durrësit, ai është në gjendje shumë të dobët dhe i mungojnë kushtet bazë si ruajtja e mallrave në dhoma frigoriferike. Qeveria duhet të investojë në këtë drejtim, por gjithashtu duhet të zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni i lartë edhe në nivele zyrtarësh, si dhe të ngrihet një sistem drejtësie që garanton besim”, u shpreh Henze.

Sipas ekspertit gjerman, rritja ekonomike në Shqipëri nuk është faktike dhe e kanalizuar në drejtimet e duhura, diçka që duket qartë nga niveli i varfërisë dhe largimet masive të shqiptarëve.

Sipas tij duhet një vëmendje më e madhe për arsimin, sipas kërkesave të tregut. Sa i takon temës së PPP-ve, ekspertët deklaruan se kompanitë e huaja nuk afrohen pasi nuk u është ofruar një mundësi nga qeveria.

Share: