Home KRYESORE Ekstremistët grekë sulmojnë gazetarin

Ekstremistët grekë sulmojnë gazetarin

Ekstremistët grekë kanë sulmuar korrespondentin e Top Channel në Athinë. Gazetari është sulmuar dhe fyer gjatë një lidhjeje direkte nga kryeqyteti grek, që është kapluar nga protestat në lidhje me emrin e ri të Maqedonisë.

Gazetari u ngatërrua për maqedonas ku ekstremistët grekë ia bënë të pamundur vazhdimin e lidhjes direkte, duke i bërtitur në fytyrë.

Korrespondenti sqaroi më vonë se personat që e kishin sulmuar i afroheshin çdo gazetari që nuk fliste greqisht.

“Pasi i thamë që ishim shqiptarë, na quajtën bashkëfajtorë për Marrëveshjen e Prespës”, tha Bibe./real-news.tv/

Share: