Home KRYESORE Emrat/ Ministri Lleshaj nis ndryshimet në kupolën e policisë

Emrat/ Ministri Lleshaj nis ndryshimet në kupolën e policisë

Ministri i Brendshëm, Sander Lleshaj ka firmosur dy urdhra për zëvendësime të rëndësishme në radhët e krerëve të Policisë së Shtetit. Kështu, Tonin Vocaj emërohet në postin e drejtorit të Policisë Kriminale, duke zëvendësuar kështu Eduard Merkajn. Merkaj do të kalojë Drejtor i Përgjithshëm i Kufirit.

Në njoftimin zyrtar, Ministria e Brendshme deklaron: “Drejtues i Lartë Tonin Vocaj emërohet Drejtor i Departamentit të Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe Drejtues i Lartë Eduart Merkaj emërohet Drejtor i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin në Policinë e Shtetit”.

Zëvendësministri i Brendshëm Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë një takimi paraditen e sotme me drejtuesit qendrorë të Policisë së Shtetit, kanë bërë të njohur dy urdhra të Ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj”.

Share: