Home KRYESORE Erdogan do vizitojë Beogradin, çfarë pritet të ndodhë…

Erdogan do vizitojë Beogradin, çfarë pritet të ndodhë…

Pasi e hoqi taksën ndaj produkteve serbe që importohen nga Turqia, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, do vizitojë Beogradin në qershor.

Këtë e ka konfirmuar ambasadori turk në Beograd, Tanju Bilgic, i cili ka folur me ministrin e Arsimit të Serbisë, Mladen Sarcevic, edhe për mundësinë e hapjes së një shkolle turke në Beograd.

Në këtë takim ndërmjet dy delegacioneve, u tha që raportet ndërmjet Serbisë dhe Turqisë asnjëherë s’kanë qenë kurre më të mira.

“Këta janë vetëm hapat e parë të përgatitjes së vizitës së Erdoganit në Serbi. Jam i sigurt se ky bashkëpunim ndërmjet dy shteteve është më i mirë në histori”, ka thënë ambasadori turk.

Ndër të tjera në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e arsimit, dhe hapjen e një shkolle turke në Beograd.
360grade.al

Share: