Home KRYESORE Greva e pedagogëve/Gjekmarkaj:Pa u rrëzuar ligji, s’ka paqe në universitet

Greva e pedagogëve/Gjekmarkaj:Pa u rrëzuar ligji, s’ka paqe në universitet

Pedagogët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë janë ngritur sot në grevë njëditore. Sipas tyre geva është paralajmëruese dhe në fund të ditës do vendosin për vazhdimësinë. Kërkesa thelbësore e tyre është abrogimi (shfuqizimi) i ligjit të arsimit të lartë. Një një prononcim për News 24, zv/dekani Agron Gjekmarkaj tha se nëse qeveria dhe parlamenti nuk reagojnë çështja do kalojë në gjykatë.

“Jemi ngritur për të rrëzuar ligjin e Arsimit të Lartë, jo se duam ne, por se ligji po i fut në kakofoni universitetet. Nëse ligji nuk bie, universiteti asnjëherë nuk do të ketë paqe. Janë kërkesa që nuk mund t’i plotësojë trupa akademike thjesht jemi solidarë me kërkesat e studenteve. Ne jemi këtu që të japim mësim dhe dije sa të mundemi. VKM-të e qeverisë (të funddhjetorit) kanë dalë si simite të ngrohta nga qeveria, një pjesë e tyre cënojnë autonominë e universiteteve. Univesiteti i Tiranës do t’i drejtohet Gjykatës Administrative”, u shpreh Gjekmarkaj.
/Ri.De

*Foto nga greva e sotme te studenteve e pedagogëve tek Filologjiku

Share: