Home KRYESORE Gripi i tmerrshëm, 5 të vdekur në vendin fqinj

Gripi i tmerrshëm, 5 të vdekur në vendin fqinj

Një epidemi e frikshme gripi ka prekur fqinjin tonë verior, Malin e Zi.

Deri më tani sipas Agjencisë Beta Rel që i referohet Institutit të Shëndetit Publik, janë të paktën 5 persona të vdekur, midis të cilëve edhe një fëmijë 2 vjeçar.

Përveç një gruaje e cila humbi jetën, e cila thuhet se ishte vaksinuar, personat e tjerë nuk kishin marrë vaksinën sezonale kundër gripit.

Deri më tani, thuhet se epidemia është tre herë më e lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërkohë që është rritur me dyfish brenda një jave numri i të prekurve.

Sipas deklaratës:  “Pritet që epidemia të kulmojë në javët e ardhshme, pas së cilës numri i pacientëve gradualisht do të zvogëlohet”.

Mosha e të prekurve është 20-64 vjeç, ku 60 për qind janë fëmijë, prekshmëria e të cilëve është në rritje./opinion.al

Share: