Home KRYESORE Horoskopi, 18 janar 2019

Horoskopi, 18 janar 2019

Dashi

Në sajë të një Hënë të mirë sot mund të shpresoni në një sukses të vogël personal, por që mund të shënojë një kthesë shumë të madhe në planin sentimental. Sa të plogët ndjeheni!

Demi

Mund të jeni në një ditë të mirë dhe me shumë vullnet për të bërë shumë, por problemi është se ju shpesh vuani nga mungesa e sensit të masës dhe përfundoni duke e tepruar.

Binjakët

Më në fund, ashpërsitë e Saturnit, Uranit e deri diku edhe të marsit në shenjë mund të “lëmohen” nga një Afërditë gjithnjë e më “mikeshë” e juaja. Shumë propozime sikur ju kanë hutuar.

Gaforrja

Kuotimet tuaja tashmë janë tërësisht në ngjitje dhe kjo do të thotë, as më shumë e as më pak, se jeni në qendër të vëmendjes të shumë njerëzve të rëndësishëm që kanë nevojë për ju.

Luani

Edhe për ju që i përkisni kësaj shenje, sateliti i Tokës, Hëna është ylli mbrojtës dhe që do t’ju sjellë stimuj të fuqishëm dhe të vlefshëm në planin sentimental. Kujdes nga sëmundjet e stinës.

Virgjëresha

Për fatin tuaj të mirë është Jupiteri ai që “zbut” ndjeshëm “antipatitë”  e Saturnit dhe Plutonit duke ju “sugjeruar” edhe zgjidhjet më efikase në një situatë të vështirë. Mirë erosi.

Peshorja

Një kuadër përgjithësisht i mirë do të plotësohet edhe nga ‘bujaria” e Afërditës në shenjë duke garantuar kështu një ditë mjaft të qetë në planin ekonomik dhe mjaft të zjarrtë në atë sentimental.

Akrepi

Veprimi shtytës i Jupiterit në shenjë bëhet gjithnjë e më efikas dhe kjo bën që ju të ndjeni gradualisht se optimizmi juaj po dominon mbi pesimimizmin që ju ka sjellë shumë dëme.

Shigjetari

Keni shumë dëshirë të vazhdoni me të njëjtin ritëm e me të njëjtën energji, por kjo ju bëhet e pamundur tashmë me hyrjen në shenjë të Saturnit, që ju kufizon rrezen e veprimit.

Bricjapi

Ndoshta ngaqë nuk dini të thoni “jo”, sot do rendimenti juaj do të jetë më i ulët, pasi kërkesës për të bërë edhe punën e tjetrit, si gjithmonë do t’i përgjigjeni me një OK. Sa gabim!

Ujori

Sot mund të keni një surprizë të këndshme, e cila mund të bëjë të rritet papritur entuziazmi juaj dhe të shënojë një kthesë domethënëse për gjendjen tuaj shpirtërore. Mirë shëndeti.

Peshqit

Me gjithë mbështetjen që do të keni nga ana e Jupiterit në shenjë, dita pritet të jetë aq shumë e qetë,saqë nuk është çudi të mërziteni ju që jeni mësuar më të papritura. Kujdes me shpenzimet.

Share: