Home KRYESORE Horoskopi ditor 29 janar 2019

Horoskopi ditor 29 janar 2019

Dashi

Është dita e duhur për të programuar një udhëtim relaksues. Kjo falë pranisë së Mërkurit në shenjën mike të shigjetarit. Janë rezervuar shumë ditë të bukura për ju këtë fundvit.

 

Demi

Nëse keni takuar një person kohët e fundit i cili ju ka bërë përshtypje mundohuni të tregoni interes ndaj tij po pa rënë shumë në sy . Kujdes, keni të bëni me një individ shumë të zgjuar që di se çfarë kërkon .

 

Binjakët

Prania e Hënës në shenjën tuaj do t’ju bëjë më pasionantë dhe shumë kreativë përsa i përket raportit tuaj në çift . Mund të përmbushni çdo dëshirë tuajën . Kjo mund të konsiderohet si një ditë me fat për ju .

 

Gaforrja

Emocionet bëhen shumë dominuese, kjo dhe falë pranisë së Marsit në shenjën mike të Virgjëreshës. Do të jeni shumë sensualë dhe atraktivë në këtë ditë. Edhe kush ka një raport prej shumë vitesh do të gjej pasionin e humbur.

 

Luani

Prania e Hënës në shenjën mike të Binjakëve,bën që në këtë ditë t’ju shfaqet në mënyrë prepotente dëshira e lirisë . Kujdes çdo gjë ka një kufi. Mos abuzoni dhe mundohuni të jeni të përmbajtur.

 

Virgjëresha

Nuk mund të mendoni që personi që keni në krah t’ju falë çdo veprim tuajin pa reflektuar sado pak.  Është e vërtetë që prania e Hënës tek binjakët ju çorienton disi,megjithatë mendoni edhe  për njerëzit që ju rrethojnë .

 

Peshorja

Dëshira juaj për të eksploruar dhe për të njohur kultura të reja, do të ndihmohet sot falë pranisë së Hënës tek binjakët. Një mik do t’ju propozojë për një udhëtim interesant me të. Ju duhet pak pushim…

 

Akrepi

Falë pranisë së Marsit në Virgjëreshë do të ruani vetëkontrollin në çdo situatë sado e vështirë qoftë ajo. Nëse situata ju del jashtë kontrollit, dijeni që keni miqtë tuaj që ju mbështesin gjithmonë .

 

Shigjetari

Përballja e Diellit dhe Hënës në qiell ,ju bën që të jeni disi të trazuar e te shqetësuar. Sot pritet të jetë dita e duhur për të marrë një vendim përfundimtar, sado i vështirë qoftë ky.

 

Bricjapi

Disa ditë pushim  do t’ju bënin shumë mirë, por është e pamundur që të ju të hiqni dorë nga detyrimet që ju përkasin. Prania e Marsit në shenjën mike të Virgjëreshës do t’ju bëjë që të ndiheni mjaft energjik .

 

Ujori

Do të merrni lajme të mira përsa i përket sferës profesionale. Rritje në detyrë, apo dhe ofertat e reja nuk do të mungojnë. Mjafton që të jeni në kohën e duhur në vendin e duhur.

 

Peshqit

Prania e Hënës te Binjakët ju bën shumë nervozë dhe të tensionuar. Duhet të bëni kujdes sepse jo gjithkush mund të jetë aq i qetë sa të durojë shenjat tuaja të nervozizmit . Bëni mirë të mos dilni sot.

Share: