Home KRYESORE LIVE/ Nis protesta e studentëve para Kryeministrisë: Do të ketë “surpriza”

LIVE/ Nis protesta e studentëve para Kryeministrisë: Do të ketë “surpriza”

Ka nisur protesta studentore në bulevard përballë Kryeministrisë. Shumë studente të tjerë janë ende duke marshuar në rrugët e Tiranës, për tu bashkuar të gjithe tek Kryeministria.

Mësohet se protesta do të ketë kulmin e saj rreth orës 13:00 dhe studentët janë shprehur se në këtë kohë do të ketë edhe surpriza për qeverinë “Rama 2”.

Ndërsa mbrëmjen e së dielës, këshillat studentore kanë organizuar një takim në sallën “Iliria” në Qytetin Studenti për të diskutuar mbi organizimin e protestës.

Dorjan Beqiraj, anëtari i Këshillit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës tha se është prezantuar platforma e integrua e 8 pikave, e cila do t’i dërgohet më pas Kryeministrit.

“Ne ftojmë të gjithë studentët që duan të mbështesin 8 pikat, në një protestë paqësore, siç ishte edhe në ditët e fundit të vitit të kaluar. Në këtë mbledhje kemi edhe studentë nga Universiteti i Prishtinës, të cilët na mbështesin në kërkesat tona”, u shpreh Dorjan Beqiraj.

*Pamje LIVE nga protesta para Kryeministrisë

Share: