Home KRYESORE Neritan Sejamini: BE ka hedhur miliona per reagimin qytetar, prezenca diplomatike sot...

Neritan Sejamini: BE ka hedhur miliona per reagimin qytetar, prezenca diplomatike sot hesht…

Vendet dhe organizatat nderkombetare, sidomos Bashkimi Europian, kane harxhuar disa qindra milione euro per nxitjen e reagimit shoqeror, per fuqizimin e aktivizimit qytetar, per kerkesen e llogarise ndaj qeverise, per zhvillimin e shoqerise civile ne Shqiperi.

Ka rreth 10 muaj qe qytetaret shqiptare, me ne fund, po reagojne, ka 10 muaj qe, me ne fund, ka aksion qytetar dhe pergjegjesi civile, por, per habi, perfaqesuesit e BE-se dhe te vendeve te huaja ne Tirane jane zhytur ne nje heshtje varri.

Veçanërisht ambasadoret e BE-se, te Gjermanise, te Italise, te SHBA-ve, te cilet vitet e fundit nuk kane lene rast pa u dale ne krah politikaneve te korruptuar dhe kriminalizuar, qe nuk kane lene rast pa vajtur ne ceremonite mondane te elites se korruptuar shqiptare dhe qe nuk kane lane dite te shenuar te kombeve te tyre pa e festuar se bashku me autokrate, kleptokrate, hajdute e deri trafikante shqiptare, tani jane strukur.

Duket se jane trembur edhe ata nga “shpellaret”…

Share: