Home KRYESORE “Paguhesh nga taksat e mia”/ Studentja kapet me Ramën, çfarë ndodhi live

“Paguhesh nga taksat e mia”/ Studentja kapet me Ramën, çfarë ndodhi live

Ndërsa Rama fliste për Kampusin e Ri Univeristar, në Qytetin Strudenti, një studente është përpjekur ti ndërpresë fjalën.

Episodi ka ndodhur në momentin kur kryeministri po thoshte se “dëshironte të bënte të gjitha gjërat menjeherë por nuk mund të bëhen”.

Studentja është dëgjuar ti thotë Ramës: “Paguhesh nga taksat e mia” ndërsa Rama e ka shoqëruar me fjalët “Suksese, tani dil jashtë”

Më tej Rama e ka përcjellë me fjalët:

“Tashti ti del jashtë dhe ne vazhdojmë punën. Sepse ju keni të gjitha të drejtat të ngrini probleme por nuk mund të përmbysni historinë e bashkëjetesës mes njerëzve që ka norma të padiskutueshme, ndërprerja e tjetrit kur flet apo prishja e një bashkëbisedimi është mungesë aftësie për të bashkëjetuar në demokraci”

Share: