Home KRYESORE Parashikimi i motit: Ka kur rikthehen reshjet e shiut

Parashikimi i motit: Ka kur rikthehen reshjet e shiut

Gadishulli i Ballkanit do të ifluencohet nga periferia me presion të ulët atmosferik të pozicionuar në detin Mesdhe e cila do të sjellë rreshje shiu në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë.

E Hënë 21 Janar 2019

Fillimi i javës dt 21 Janar 2019 moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale deri në 7- 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore -6/6°C
Zonat e ulëta 2/15°C
Zonat bregdetare 4/15°C

E Hënë 21 Janar 2019

Kosova për ditën e Hënë dt 21 Janar 2019 moti do të jetë me vranësira dhe rreshje të pakta bore. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga -1°C në mëngjes deri në 6°C gradë Celcius në mesditë.

E Martë 22 Janar 2019

Dita e Martë dt 22 Janar 2019 moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu . Në zonat malore do të ketë rreshje bore. Era do të jetë me drejtim Juglindje (SE) me shpejtësi maksimale deri në 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 me lartësi vale 1,0 – 2,0 metër në detet Adriatik dhe Jon.

Temperaturat min dhe max:

Zonat malore 1/6°C
Zonat e ulëta 7/14°C
Zonat bregdetare 9/15°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari/opinion.al

Share: