Home KRYESORE Përfundon mbledhja e opozitës së bashkuar, Basha: Do udhëheqim protestat mbarëkombëtare

Përfundon mbledhja e opozitës së bashkuar, Basha: Do udhëheqim protestat mbarëkombëtare

Pas mbledhjes me aleatët e opozitës së bashkuar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha se sëbashku vendosën të udhëheqin protestat mbarë kombëtare. Të shtunën mblidhet këshilli kombëtar i Partisë Demokratike, do të vijojnë organizimin të gjith grupet e degët për protesta në të gjithë vendin.

“Gjatë gjithë kësaj kohe opozitës i është kërkuar të jetë në parlament. Sot e gjithë Shqipëria dhe e gjithë bota e pa se si në parlament Edi Rama i hoqi opozitës dhe të drejtën më elementare kushtetuese, të drejtën për të folur. Vendi po rrëshqet drejt autoritarizmit dhe diktuaturës. Edi Rama ka tani një parlament privat për të shkatërruar interesat kombëtare, ka ndërtuar një qeveri private për të vjedhur qytetarët, ka ndërtuar një shtet privat për të dhunuar qytetarët. Opozita është e vendosur t’i japë fund krizës politike dhe ekonomike ku është vendi. Prandaj në përgjigje të mijëra mesazheve dhe duke dëgjuar zërin e qytetarëve, ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës. ”

Lideri i opozitës u zotua se do të bëjnë gjithçka për t’i dhënë fund këtij ngërçi që ka kapluar vendin.

Basha tha se gjatë gjithë kësaj kohe i është kërkuar opozitës që të rikthehet në parlament, por sot ju hoq e drejta e fjalës.

“Ky është vendimi i opozitës së bashkuar. Ditën e shtunë PD do të mbledhë Këshillin Kombëtar për të përcaktuar ditën e nisjes së protestave popullore dhe secila prej partive, anëtare të koalicionit të opozitës së bashkuar, përfaqësuesit parlamentarë të të cilëve dhe përfaqësuesit e tjerë po kështu do të mbledhin forumet e tyre do të vendosin dhe do të komunikojnë shumë shpejt nisjen e protestave popullore sipas vendimit që kemi marrë. Ne do të bëjmë gjithçka për t’i shërbyer objektivit që shpallëm këtu, largimit një orë e më parë të Edi Ramës”, theksoi Basha

Share: