Home KRYESORE Përplasja e studentëve me Policinë, reagon rektori Mynyr Koni

Përplasja e studentëve me Policinë, reagon rektori Mynyr Koni

Pas përplasjeve mes disa studentëve të Ekonomikut dhe Drejtësisë me Policinë, ka reaguar rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Koni përmes një postimi në ‘Facebook’ dënoi ngjarjen e të premtes si dhe veprimet e policisë. Sipas tij studentët kanë të drejtën e tyre legjitime që të protestojnë për të drejtat e tyre.

“Në vijim të ngjarjeve që ndodhën sot në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Drejtësisë, si Rektor i Universitetit të Tiranës por edhe si pedagog prej shumë vitesh, shpreh indinjatën time të thellë personale për veprimet totalisht të papërgjegjshme të disa prej anëtarëve të forcave të rendit në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë.

Studentët e UT janë në të drejtën e tyre legjitime për të protestuar si qytetarë të lirë të një vendi demokratik, për të kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre për një arsim cilësor dhe bashkëkohor!”, shkruan Koni. /Opinion.al

Share: