Home KRYESORE Personi më i rrezikshëm i Finlandës fshihej në Tiranë: Ja akuzat ndaj...

Personi më i rrezikshëm i Finlandës fshihej në Tiranë: Ja akuzat ndaj tij

Një shtetas finlandez qendronte i fshehur në vendin tonë, pasi Gjykata e Helsinkit e kishte dënuar me afër 4 vjet burg për trafik droge. Po kështu, 34-vjeçari akuzohet se ka shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi. Ai kryeson listën e Interpolit, si personi më i rrezikshëm i shpallur në kërkim nga Finlanda.

Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur mëngjesin e së shtunës nga Policia e Shtetit shqiptar. Në një njoftim për mediat thuhet se “shtetasi finlandez M. S., 34 vjeç ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar”.

“Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga Policia e Tiranës, pas një bashkëpunimi të suksesshëm në shkëmbimin e informacioneve në kohë reale mes Interpol Tirana dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL. Ky shtetas është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë finlandeze, pasi Gjykata e Apelit në Helsinki, në prill 2018 e ka dënuar me 3 vjet e 11 muaj burgim, për vepra penale të rënda në fushën e narkotikëve, armëmbajte pa leje dhe shumë raste të përsëritura në disa qytetete në Finlandë, në periudhën dhjetor 2016 – prill 2017, ku ka shkaktuar panik dhe rrezik për qytetarët duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa leje drejtimi.

Shtetasi me iniciale M. S. kryeson listën e personave të kërkuar në Finlandë, kjo sipas konfirmimit të Interpol Helsinkit, për shkak të panikut dhe rrezikut që ka shkaktuar për qytetarët. Kapja dhe arrestimi provizor i shtetasit M. S., u bë me qëllim ekstradimi drejt Finlandës”, deklaron policia./Ri-De/opinion.al

Share: