Home KRYESORE Punonjësi Hipotekës mashtron qytetarët ne Himare: Jam miku i djalit të kryeministrit

Punonjësi Hipotekës mashtron qytetarët ne Himare: Jam miku i djalit të kryeministrit

Tre familje në Himarë i kanë paguar miliona lekë një “punonjësi” të Hipotekës Qendrore, me qëllim që të merrnin certifikatat e pronësisë. Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” u ankuan disa banorë të Himarës, të u kanë dhënë miliona lekë një personi të vetë quajtur Bledi Pupa, i cili u tha se ishte miku i djalit të kryeministrit.

Aristidh Duri thotë se ka një shtëpi që e ka ndërtuar kohët e fundit. “Shtëpia është ndërtuar në truallin e të afërmve të bashkëshortes. Ndërtesën e kemi regjistruar në Hipotekë, por ende nuk kemi regjistruar edhe truallin, pasi në certifikatë thotë ‘mungon marrëdhënia me truallin’.

Gjatë verës së vitit 2018, më kontakton një komshi dhe më thotë nëse e kam regjistruar truallin e banesës në shtëpi. I them që po. Më pas takojmë një person, që kishte shkuar për pushime te komshiu im. Na hiqet sikur punon në zyrën qendrore të Hipotekës në Tiranë. Na prezantohet me emrin Bledi Pupa, kishte mik djalin e kryeministrit Edi Rama dhe ish-deputetin Alfred Peza” thotë ai.

Më tej shton se personi i kërkon që të shohë njëherë letrat e shtëpisë. “Ia çova dhe kur i pa më thotë që kam probleme me tokën, pasi ende nuk është regjistruar. Na thotë se ia regjistron ai në Hipotekë, por për këtë duhet t’i japin ndonjë kafe. Pranojmë dhe na lë takim pas disa ditësh. E takojmë dhe më thotë se, meqë ti ke më shumë sipërfaqe për të regjistruar, duhet të paguaja më shumë. Në fillim i dhashë 1 milionë e 200 mijë lekë të vjetra, pasi aq ishte kostoja e aplikimit. Lekët ia dhashë te shtëpia e komshiut” vijon më tej.

Pas disa ditësh, në fillim të shtatorit, i vetë quajturi Bledi Pupa e merr në telefon dhe i kërkon që ta takonte te Hipoteka e Vlorës. “Shkoj bashkë me komshiun, Bledi utet brenda në Hipotekë, nuk e di se me kë bisedon. Vjen te ne dhe më thotë se gjithçka është e mbaruar, por duhet të paguaja dhe 3 milionë e 500 mijë lekë. Certifikata më thotë se do më vinte në shtëpi me postë. Më jep vetëm një zarf, ku të shënoja emrin tim dhe nr e telefonit. Kaluan disa ditë dhe nuk po më vinte asnjë njoftim nga Hipoteka e Vlorës. Kontaktoj disa herë me këtë personin dhe më thotë se çdo gjë është e mbaruar. E kam marrë me dhjetëra herë dhe po kaq më ka thënë se do e merrja certifikatën. Deri më tani nuk kam marrë asnjë gjë” përfundon qytetari.

Ai thotë se ka regjistruar bisedat me “punonjësin” e Hipotekës Qendrore, pasi i kishin dhënë lekët e para në Himarë. Në videon e parë, Bledi Pupa takon tre përfaqësuesit e familjeve, bisedon me ta për lekët që u ka marrë. Ata i kërkojnë një garanci nëse do ti marrin pasaportën. Ai u thotë se e ka bezdi këtë punë. Njërit i thotë hajde të hënën në Hipotekë të kthejnë mbrapsht procedurat dhe ti kthejë lekët. “I them drejtorit, ja urdhëro. E kthej procedurën, hajde merr lekët mbrapsht. E anuloj tani, e marr në telefon. E anuloj direkt” i thotë ai.

Më tej u tregon se ka 20 vjet që punon në Hipotekë, po deshe nuk deshe hajde merr lekët. Më pas i thotë që do ia bëj për 40 ditë. I thotë do tu lërë nr e telefonit dhe pasaportën. Njëri i thotë kam paguar 1 milionë e 950 mijë lekë. Një tjetër i thotë i dhashë 1 milionë e 200 mijë dhe ka për ti dhënë të tjera. “Edhe peshkun në det duhet ta kosh, po nuk e kove nuk vjen në grep, nuk e kap” i thotë Bledi. Qytetarët i kërkojnë se ku ta gjejnë në Tiranë dhe ai u përgjigjet se “te Pallati me Shigjeta”.

“Po u mërzite, të vijnë lekët në sekondë. Shkoj në Holandë, Zvicër. Po s’po më ecën fare me bizneset në Tiranë, kam dy lokale dhe 1 dyqan. 700 mijë euro lokali” i thotë ai. Banorët i kërkojnë që duhet të jetë dikush garant, ndërsa ai u përgjigjet se është garanti i vetes së vet, vetëm po vdiq.

Në fillim të muajit shtator, ata shkojnë në Vlorë, ku takojnë Bledin para Hipotekës së Vlorës. Bisedojnë dhe i thonë se do lekët burri i huaj, se i ka paguar nga xhepi. Lekët i do në hyrje. Bëjnë pazar për sa lekë, njëherë 1 milionë. Pupa i thotë se 500 mijë lekë fiton nga kjo. I thotë do marr zarfin, ti çojnë lekët dhe më pas të pinë kafe me drejtorin. Qytetari i thotë të jap 1 milionë e 500 mijë lekë dhe se i ka dhënë 1 milionë e 200 mijë lekë, tani janë edhe 3 milionë e 500 mijë lekë. Pupa i thotë ja ta marr në telefon: O drejtor, dëgjo që kam këtë mikun këtu, ai thotë si kam prurë të gjitha, vetëm 2 milionë. 500 do i mbajë për bukë.

Më pas, bien dakord dhe shkojnë te makina, ku qytetari i jep fillimisht 2 milionë lekë. “Lekët do ia çoj burrit të huaj. Do i çoj lekët në zyrë atij” i thotë ai. Pasi shkon te zyra e Hipotekës, Pupa i shkon në makinë dhe i jep një zarf që të hedhë emrin. Ai i thotë se kjo i shkon te shtëpia dhe do e marrin në telefon. I thotë se ai foli me shefin e madh dhe do i japin 2 milionë e gjysmë lekë. Sipas tij, gjithçka është e mbaruar dhe të hënën i shkon zarfi në shtëpi. Pas pagesës ndaj këtij “punonjësi”, qytetarët e kanë marrë vazhdimisht në telefon.

Ai u thotë se do ta merrni, jo sot, nesër, të hënën. Pas rreth 15 telefonatave, Bledi ka fikur të tre numrat dhe nuk ka kontaktuar me qytetarët. Fiks Fare pyeti në Zyrën e Hipotekës Qëndrore nëse kjo zyrë ka pasur, ose ka punonjës me emrin Bledi Pupa. Drejtuesit e Hipotekës bënë verifikimet e duhura, në çdo drejtori vendore. Ata thanë se nuk ka asnjë punonjës të Hipotekës me këtë emër. Fiks Fare i dërgoi Hipotekës dhe një fotografi të këtij personi, nëse mund të ishte hequr me emër fals. Pas disa verifikimesh, Hipoteka tha se askush nga drejtuesit e zyrës qendrore, të Vlorës, apo të ndonjë zyre tjetër, nuk e njihnin këtë person.

Biseda mes tre banorëve dhe “punonjësit” të Hipotekës Qendrore

Banori 1 – Unë dua një fare garancie, nuk e njoh.
Banori 2 – Garancia kush ishte?
Banori 1 – garancia Irakliu.
Banori 2 – Çfarë t’i kërkoj këtij, t’i kërkoj pasaportën këtij?
Bledi Pupa – Atë ta jap unë, ça problemi ka. E kam bezdi fort.
Banori 2 – Unë nuk dua të kem në kurriz.
Bledi Pupa – E di ç’ke ti, nëse e ke bezdi, hajde me mua të hënën në Hipotekë të kthej procedurat mbrapsht, hajde merri lekët. Nëse nuk do, i them drejtorit ja urdhëro procedurat, hajde të hënën merr lekët mbrapsht. E anuloj direkt, s’është problem fare. Ta marr në telefon. Tani direkt. Nuk dua probleme aman. Kam 30 vjet që punoj në Hipotekë, 20 vjet që punoj në Hipotekë. Po deshe, s’deshe, ditën e hënë hajde me mua të marrësh lekët.
Banori 3 – Ky të ka lënë tolerancë brenda 10 ditësh, nuk e di si të ka thënë.
Bledi Pupa – Ia bëj më shpejt, i kam thënë për 40 ditë. I kam thënë për 40 dhe do ia bëj më shpejt.
Banori 1 – Më tha që do e bëj shpejt, më tha.
Bledi Pupa – Do të lë numrin e telefonit tim, do të lë pasaportën. Të gjitha.
Banori 3 – Ke paguar gjë ti?
Bledi Pupa – 1 milionë e 700 mijë lekë.
Banori 1 – 1 milionë e 950.
Banori 3 – 1 milionë e 900 mijë… Edhe unë i dhashë 1 milionë e 200 mijë, kam për t’i dhënë të tjera. Se nuk kisha. Unë ta them, s’kisha lekë, se do ia kisha dhënë të gjitha.
Banori 1 – Ça mbiemri ke në Shijak?
Bledi Pupa – Pupa.
Banori 3 – Po datëlindja e tij?
Bledi Pupa – ’81-shi.
Banori 1 – Jam operuar dy herë nga zemra.
Banori 2 – Unë ia thash që në fillim.
Banori 1 – Unë nuk jam vetëm në shtëpi, kam dhe të tjerë. Dhe më thonë ku u fute pa e njojtur.
Bledi Pupa – Do ma lësh këtë muhabet se e kam bezdi, aman. Nëse bezdisesh, më thuaj nesër hajde të hënën të marrësh lekët.
Bledi Pupa – Dhe peshku në det, kur gjuan ti, do ta kosh, ta kapësh. Po se kove te grepi, nuk vjen peshku.
Banori 1 – E ku të gjej unë në Tiranë?
Bledi Pupa – Në Tiranë ëë? Te pallati me shigjeta, më merr në telefon, tak dal aty. Të jap fotokopjen e pasaportës, numrin e telefonit dhe jam në dispozicionin tat.
Banori 1 – Unë jam më i shqetësuari.
Bledi Pupa – A i do lekët që më përpara, ti jep ky burrë. A i do, më tha jo nuk i du. A i do, pa më njoftur fare 5 milionë lekë, merri. Ky burri këtu. Unë shkoj në Holandë, shkoj në Zvicër. Shkoj bëj ndonjë punë. Unë shkoj dy tre muaj në Holandë, marr një 50-çe, 30-çe, vij në shtëpi. Jam lidhur me lokalin, kam hedhur shumë lekë te lokali. Puna s’po më ecën. Kam 3 biznese, në Tiranë i kam. Kam 1 dyqan telefonash, 2 lokale. 700 mijë euro lokali.
Banori 3 – Mos u shqetëso fare, lekë dhe ti, lekë dhashë unë. Lekë la ky, ky do mbaroj punën.
Banori 2 – Na e sqaro mirë, nesër s’dua të prish muhabet me ty.
Banori 1 – Nuk prishem.
Banori 2 – Nuk të detyrova.
Bledi Pupa – Kam shok, kam mik. Kam 50 vjet që ha e pi mjes për mjes këtu te shtëpia. Ma ka thënë që ditën e parë .
Banori 1 – Në fund ka një garant, ndërmjetës.
Bledi Pupa – Garant jam vetëm për veten time unë. Po vdiqa unë. Vetëm unë jam garant i vetes time.

*******
Bledi telefonon një qytetar

Qytetari – Si të kam?
Bledi Pupa – Ça bone ti. Nesër do të vish …
Qytetari – Nësër?
Bledi Pupa – Nësër do të vish atje.
Qytetari – Ku në Vlorë?
Bledi Pupa – Po në Vlorë, te Hipoteka. Në orën 11.00, të jesh. Se e kam lënë të pi kafe me drejtorin.

Qytetari takon të nesërmen Bledin para Hipotekës në Vlorë

Bledi Pupa – Lekët kur të mbarosh, s’kam si i them. Lekët jam unë garant, vetëm po vdiqa unë. Sa lekë do t’u çojmë atyre ne.
Qytetari – Ti çojmë 1 milionë.
Bledi Pupa – Po nuk bëhet o Risto. I ka paguajt lekët nga xhepi, e ka bërë për sahatin tim.
Qytetari – Po pse smë the ti mua.
Bledi Pupa – Po çtë të them, lekët do ia çoj atij. Si 1 milionë e 200, si 2 milionë, si 3 milionë. Vetëm po vdiqa unë, për kokën e çunit.
Qytetari – Ore ato janë të tuajat.
Bledi Pupa – Jo, mo jo. Unë 500 mijë lekë fitoj o Risto. Sdua hiç.
Qytetari – Tani, do vij edhe unë në zyrë me atë.
Bledi Pupa – Do marr zarfin unë, do vij ta firmosësh këtu. Do marr zarfin, pastaj do ikim do pimë kafe. Unë, ti dhe drejtori.
Qytetari – Po mirë shko, pse se merr zarfin ti.
Bledi Pupa – Po mirë t’i çoj lekët, të bie zarfin.
Qytetari – Të të jap 1 milionë e 500 mijë?
Bledi Pupa – Ça i ke këto mo Risto.
Qytetari – Është ndryshe kur ashtu, e kupton ti apo jo. S’ke besim te mua ti apo jo?
Bledi Pupa – Sa lekë ke dhënë?
Qytetari – 1 milionë e 200 mijë.
Bledi Pupa – Sa lekë ke për ti dhënë të gjitha atij?
Qytetari – Të kam dhënë 1 milionë e 200 mijë, apo jo?
Bledi Pupa – Po.
Qytetari – Tashti janë 3 milionë e 500 mijë.
Bledi Pupa – Shiko ta marr në telefon.
Qytetari – Unë mendova, se ti më tha do e marrësh në dorë.
Bledi Pupa – Zarfi do të vijë te shtëpia. Dhe këtë po e bën jashtë ligjit, po e bën për mua.

(Flet në telefon)
Bledi Pupa – O drejtor, kam këtë mikun këtu, si ka prurë të gjitha. Ka prurë vetëm 2 milionë lekë, i ka me vete. 500 do i mbajë për bukë. A bohet, ti e di si e kam unë këtë.

Shkojnë në makinë

Qytetari – … 7, 8, 9, 10, 11, 12, 13, 14, 15, 16, 17, 18, 19, 20. I numërova me zë, që t’i shohësh dhe ti, prandaj.
Bledi Pupa – Kam besim te ty o burrë.
Qytetari – Jo për numër, pse. Këto ishin të tuajat. 2 milionë …
Bledi Pupa – Një gjë do ma bësh si nder, zarfi do të vijë para atij, mos trego që do të vijë zarfi. Do të vijë 3 ditë para atij. Mos i trego se më thotë ia çove Ristos më përpara, do më prishësh punë mua pastaj. Prit këtu te makina.
Qytetari – 2 milionë ke këtu. Në rregull?

Bledi Pupa – Tashti zarfin do e firmosësh. Lekët do ia çojmë tashtu burrit të huaj, s’ke besim te mua ti?
Qytetari – Po ai (drejtori) s’ka besim te mua?
Bledi Pupa – Është shoku im. Lekët i ka paguajt ai nga xhepi, t’i çojmë lekët, zarfin do e firmosësh. Lekët i do që në hyrje.

***

Pas disa minutash …
(I jep për të firmosur një zarf)

Qytetari – Ku ta shkruaj emrin?
Bledi Pupa – Shkruaje këtu.
Qytetari – Ku shkon kjo?
Bledi Pupa – Të vjen te shtëpia.
Qytetari – Po adresa?
Bledi Pupa – A ke post pritje, të bëj telefon. Tashti, ai foli me shefin e madh, do ti japësh 2 milionë e gjys lekë.
Qytetari – 1 milionë, asnjë gjë më tepër.
Bledi Pupa – Do ia jap unë.
Qytetari – Jepja ti.
Bledi Pupa – Do mi japësh mua kuër të vijë zarfi.
Qytetari – As mos e diskuto, ia jap unë nga xhepi.
Bledi Pupa – Do të marri në telefon te ky numër, prandaj mbaje telefonin hapur.
Qytetari – Kaq ishte puna?
Bledi Pupa – Ore, të hënën e ke zarfin te shtëpia.
Qytetari – Po pasanej, kur do takohemi bashkë që të jap lekët e tjera.
Bledi Pupa – Tani do të vish në Tiranë, ça të bëj unë tashti ty. Ose do të vij unë atje, ça të bëj.

****

Qytetari telefonon disa herë Bledin për zarfin

Telefonata 1
Qytetari – Bledi?
Bledi Pupa – Ta marr në telefon t’i bëj, të marr për gjysëm ore.
Qytetari – Si, do më marrësh ti për gjysëm ore?
Bledi Pupa – Për gjysëm ore të bëj telefon.
Qytetari – Ok.

Telefonata 2
Qytetari – Të prita, s’më more në telefon.
Bledi Pupa – Do t’i bëj nesër paradite, ka punë. Do t’i bëj nesër paradite.

Telefonata 3
Bledi Pupa – Alo. Hë se isha në bashki, në një takim, prandaj ta mbylla
Qytetari – Hë ça kemi?
Bledi Pupa – Do ti bëj, ça ke, rri i qetë.
Qytetari – Do më marrësh prapë në telefon?
Bledi Pupa – Po, po, do të marr unë.

Telefonata 4
Qytetari – Të prita se më the do të marr më vonë.
Bledi Pupa – Rri i qetë se do të marr unë në telefon.
Qytetari – Mirë.

Telefonata 5
Qytetari – Bledi?
Bledi Pupa – Hë më.
Qytetari – Po të pres, ndonjë haber.
Bledi Pupa – Po prit se s’ka marrë akoma, do të marri. Rri i qetë, prit telefonin, këtë detyrë ke.

Telefonata 6
Bledi Pupa – Komandant!
Qytetari – Bledi.
Bledi Pupa – Ça bone?
Qytetari – Ku je ti?
Bledi Pupa – Janë pushim sot ata
Qytetari – Po ti the do vijshe këtu gjasme.
Bledi Pupa – Është dita e Nënë Terezës, e kanë pushim ato.

Telefonata 7
Bledi Pupa – Hë ça bërë ti?
Qytetari – Ku je?
Bledi Pupa – Në Vlorë.
Qytetari – Ti the do të vij në Himarë.
Bledi Pupa – Po, po do të vij. Atë po pres.
Qytetari – Kur do vish?
Bledi Pupa – Mbasdite, se jam këtu, të mbaroj punë këtu njëherë. Rëndësi ka që të mbarojmë punë.
Qytetari – Ok.

Telefonata 8
Qytetari – Po më sorollat shumë tashti.
Bledi Pupa – Duro se të hënën, duro.

Telefonata 9
Qytetari – I thonë 4 milionë e 700 mijë shpirti vëllait.
Bledi Pupa – Do e marësh…
Qytetari – Dëgjo 1 minutë …

Telefonata 10
Qytetari – Të prita mbrëmë…
Bledi Pupa – Do mbaroj, do mbaroj…

Telefonata 11
Bledi Pupa – U ka vonuar një çik, se do mbushen para kohe, deri ditën e mërkurë.
Qytetari – Siguro, e fundit kjo.
Bledi Pupa – 200 %.

Telefonata 12
Qytetari – Bledi nuk më ke marrë.
Bledi Pupa – E ke të mbaruar, rri i qetë.

Telefonata 13
Bledi Pupa – Lekët e tuaja nuk t’i mban njeri, rri i qetë. Unë do pres orën 5, 6 do të bëj telefon.

Telefonata 14
Qytetari – Si të kam, po pritsha se më the do të marr në 6.
Bledi Pupa – Do të marr në telefon, për çerek ore do të marr në telefon.

Telefonata 15
Bledi Pupa – Do presësh deri ditën e hënë, nëse të hënën nuk mbaron punë, hajde direkt të marrësh lekët, ose vij unë atje.
Qytetari – Po pse mo Bledo, u zgjat kështu kjo punë.
Bledi Pupa – Ka pasur procedura, prandaj po e pres. Do të mbaroj një punë, të marr prapë …

Pas kësaj telefonate, Bledi mbylli të 3 numrat e telefonit. /Marrë nga Top Channel/

Share: