Home KRYESORE Zbulohet roli dhe detyrat e Baton Haxhiut në UDB-në serbe

Zbulohet roli dhe detyrat e Baton Haxhiut në UDB-në serbe

Haxhiu dhe lidhjet e tij me Stanishiçin
Por, të flasim pak për atë se, kush është Baton Haxhiu, njeriu që e përgatiti idenë për copëtimin e Kosovës?

Baton Haxhiu, ka qenë koordinator i shefit të UDB-së serbe, Ivica Stanishiçit, dora e djathtë e diktatorit Sllobodan Millosheviç.

Baton Haxhiu momentalisht është drejtor i Përgjithshëm i TV “Klan Kosova”. Karrierën e filloi në vitin 1987, përderisa 12 vite më pas në vitin 1999 u shpall gazetari më i mirë i viti, nga CPJ, Nju Jork, duke u shpërblyer me këtë çmim prestigjioz.

Gjatë viteve të kaluara ka punuar në gazetën “Koha Ditore”, si Kryeredaktor dhe drejtor i informacionit. Haxhiu ka themeluar dhe udhëhequr për një kohë Asociacionin e Gazetarëve Profesionist të Kosovës (AGPK).
Më parë, Haxhiu ishte anëtar i Bordit të RTK-së, pastaj, drejtor i përgjithshëm i Gazetës Express. Në tetor të vitit 1999, kur Baton Haxhiu u kthye në Kosovë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e kishte akuzuar Baton Haxhiun së bashku me Veton Surroin se kanë bashkëpunuar me Serbinë.

Në vitin 2008 kur Baton Haxhiu ishte drejtori i Përgjithshëm i gazetës Express, kishte publikuar identitetin e një dëshmitari të mbrojtur të prokurorisë të procesit gjyqësor ndaj Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt përmes një artikulli të botuar në këtë gazetë.

Në këtë rast ai ishte arrestuar më 20 maj të vitit 2008. Me pas ai ishte paraqitur në Gjykatën Penale Ndërkombëtare të Hagës, pasi që ishte akuzuar nga Prokuroria për shpërfillje të Gjykatës.

Petkoviç flet për Haxhiun

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Sllavisha Petkoviç, në mars të vitit 2006, i pakënaqur me disa emërime të fundit në Qeverinë e Kosovës, ngrinë përkohësisht funksionin e tij, pasi sipas tij, nuk janë përmbushur marrëveshjet që ka bërë me Qeverinë.

E kush është Baton Haxhiu?, ka pyetur ai dhe ka vazhduar menjëherë: “Prej vitit 1990 Baton Haxhiu është bashkëpunëtor i Sigurimit Shtetëror të Serbisë. Nuk ka qenë Sllavisha Petkoviqi ai që në vitin 1994 ka mundur të hapë gazetën “Koha Ditore”, por këtë ka mundur ta bëjë Baton Haxhiu. Nuk është Sllavisha Petkoviqi ai që, në kulmin e luftimeve, në kohën kur në Kosovë binin viktimat, është ulur dhe ka pirë uiski në Brezovicë me njeriun e parë së Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Jovica Stranishiqin, në vitin 1998. Nuk e kanë ruajtur forcat speciale të MUP-it Sllavisha Petkoviqin, por Baton Haxhiun. Dhe shtrohet pyetja, çka në të vërtetë dëshiron të arrijë Baton Haxhiu me shkrime të tilla”, ka pyetur ministri.

“Ndoshta dëshiron që në mënyrë ekspresë ta kthejë kohën e Milosheviqit, ashtu që të mund të pasurohet më tej në llogari të njerëzve të kidnapuar apo të vrarë. Por, këtë më nuk do të mund ta bëjë. Dhe po e njoftoj publikisht, përmes mediumeve: Z. Haxhiu, Milosheviqi ka vdekur. Me të ka vdekur edhe koha e tij, andaj e keni kot”, ka shtuar Petkoviq.

Si është e mundur që në kohën kur është formuar UÇK-ja, Haxhiu ka mundur të shkojë e të vijë ku ka dashur, të marrë intervista nga UÇK-ja e askush nga policia serbe të mos e prekë?

Kur Haxhiu shpalli vetëvrasjen

“Dhe është një detal shumë i çuditshëm që ka ndodhur gjatë kohës së bombardimeve. “Tanjug ka publikuar lajmin se z. Baton Haxhiu është vrarë. E dini pse është dhënë ky lajm. Sepse z. Baton Haxhiu është frikësuar se shqiptarët do të dëgjojnë se po e ruajnë njësitë speciale të MUP-it dhe mu për këtë mund ta vrasin. Andaj e ka shpallur vetëvrasjen e tij. Ka marrë telefonin e policisë dhe me të e ka thirrur vetë agjencinë dhe e ka shpallur vdekjen e vet”, ka pohuar Petkoviq duke shtuar se ka edhe shumëçka tjetër të thotë për bashkëpunimin e tij me shërbime të ndryshme.

“Nëse diçka nuk e ka që qartë, nga ky vend e ftoj në duel televiziv të drejtpërdrejtë. Kur të dojë dhe ku të dojë ai vetë”, kishte thënë

Petkoviq në vitin 2006.

Thaçi e kishte quajtur “vampir” Haxhiun
Haxhiu ishte akuzuar nga diktatori Milosheviq gjatë dëshmisë së tij në Hagë, si një bashkëpunëtorë i regjimit të tij, ndërsa pas luftës ai qe akuzuar edhe nga Hashim Thaçi, si mafioz dhe përkrahës i regjimit të Milosheqivit, përkatësisht “Vampirit” si kishte thënë Thaçi, duke e paralajmëruar se njerëzit mund të hakmerreshin për këtë, dhe njerëzit si ai e meritonin ndëshkimin. Por, Stanishiq nga shqiptarët kujtohet se kishte miqësi me Baton Haxhiun, udhëheqës në TV ‘Klan Kosova’./BotaSot

Share: