Home KRYESORE Shpërthim në Hagë, shembet ndërtesa (foto)

Shpërthim në Hagë, shembet ndërtesa (foto)

Fasada e një ndërtese u rrëzua mbrëmjen e së dielës pas një shpërthimi që ndodhi në qytetin e Hagës. Ngjarja krijoi panik dhe kaos tek banorët pranë zonës, ndërkohë që rrjeti televiziv RTL raportoi se shtëpi u shkatërruan dhe mund të kishte persona të mbetur nën rrënoja.

Sipas Agjencisë lokale të lajmeve Omroerp West, bëhet fjalë vetëm për një ndërtesë të vetme, ndërkohë që nuk dihen shkaqet e shpërthimit. Deri në këto momente nuk raportohen viktima./opinion.al

 

Share: