Home KRYESORE “Shullazi” në Apel/ Avokati kërkon kohë, shtyhet seanca e parë

“Shullazi” në Apel/ Avokati kërkon kohë, shtyhet seanca e parë

Ishte parashikuar që sot të mbahej seanca e parë në Apel për Emiljano Shullazin dhe anëtarët e tjerë të grupit, të dënuar nga Shkalla e Parë me 55 vite burg. Shkak për shtyrjen e seancës është bërë avokati i Blerim Shullazit, Bledar Memiaj. Mbrojtësi ligjor ka kërkuar kohë për tu njohur me dosjes pasi Blerim Shullazi në Shkallën e Parë ka patur një tjetër avokat. Seanca e radhës do të mbahet me 4 shkurt ora 09:30.

Dy muaj më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 55 vite burg Emiljano Shullazin, Gilmando Danin, Endrit Qyqen, Endit Zelën si dhe Blerim Shullazin. 14 vite burg u dhanë për Emiljano Shullazin. Ata akuzohen për krijim të grupit të strukturat kriminal, gjobvënie dhe kanosje për shkak të detyrës. Avokatët e tyre e kanë çuar çështjen në Apelin e Krimeve të Rënda. /Ri.De/opinion.al

Share: