Home KRYESORE Thirrja e opozitës: Bashkohuni me protestën e studentëve. Ironizon Taulant Balla…

Thirrja e opozitës: Bashkohuni me protestën e studentëve. Ironizon Taulant Balla…

Kur na ndajnë vetëm dy ditë nga protesta e paralajmëruar e studentëve, opozita i ka bërë thrrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen me këtë protestë.Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në Facebook shkruan: “Bashkohuni me studentet, ditën e hënë, 7 janar, ora 10:00 para Kryeministrisë!”

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho shkruan: Të gjithë shqiptarët duhet t’i bashkohen studentëve për të mundur Ramën.

Kësaj thirrje me ironi i është përgjigjur Taulant Balla, i cili shkruan se: Kjo përkthehet të gjithë studentët duhet t’i bashkohen PD për të mundur Ramën! E paska nisur vitin me goxha ëndërr Profesori. Gëzuar Koleg dhe kur të zgjohesh bashkë me Lulin shihemi në Kuvend

Share: