Home KRYESORE Turp i madh ne Tropoje. Nxenesit bojkotojne mesimin, te tjere me batanije...

Turp i madh ne Tropoje. Nxenesit bojkotojne mesimin, te tjere me batanije ne klase.

Ndërkohë që temperatura në Bajram Curr ka shënuar -13 gradë të gjithë shkollat e qytetit janë pa ngrohje.

Fëmijët e shkollës 9-vjeçare “Ali Podrimja” vijnë me batanije në mësim megjithëse janë intsaluar kaldajat të cilat funksionojnë me naftë,  por Bashkia e ka shpenzuar naftën për udhëtime turistike të zyrtarëve të saj, përfshi dhe kryetarin e saj Besnik Dusha. Janë banorë të kryeqytetit dhe ecejaket i kanë të përditëshme.

Sot edhe nxënesit e gjimnazit të qytetit kanë nënshkruar një peticion ku paralajmërojne bojkotin e mësimit për shkak të ftohtit të acartë. Kalimi i mirëmbajtjes dhe furnizimit të shkollave në varësi të pushtetit vendor ka tre vite që e ka cënuar rëndë mbarvajtjen e arsimit në qytetin alpin.

I ftohti i acartë ka sjellë mbylljen e dy shkollave në Bashkinë e Maliqit, ndërkohë që në të gjitha shkollat e tjera mësimi është zhvilluar me orare të reduktuara./tropoja lajme

Share: