Home KRYESORE Vetëdorëzimi i Klement Balilit, ministri Sandër Lleshaj ‘’e shet” si sukses

Vetëdorëzimi i Klement Balilit, ministri Sandër Lleshaj ‘’e shet” si sukses

Edhe pse Klement Balili, një nga njerëzit më të kërkuar në vend u vetëdorëzua, për ministrin Sandër Lleshaj ky është një sukses i policisë.

Lleshaj tha se në operacionin që çoi në vetëdorëzimin e Balilit kanë marrë pjesë dhe partnerët ndërkombëtarë, ndërsa refuzoi që të fliste lidhur me detajet operacionale të aksionit.

Reagimi i Lleshajt:

Policia Shqiptare ka konkluduar një operacion për vetëdorëzimin e Klement Balilit. Nga sot policia merr në duart e saj një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri dhe përtej saj, ndërsa qyetarët marrin një mesazh të qartë për Shqipërinë që duam.

Arrestimi i sotëm është një rezultat se Policia e Shtetit është në një nivel të lartë gatishmërie për të kaluar në një fazë të re.  Operacioni vazhdon dhe se forca e ligjit do të shënojë një intesitet të ri, dhe të tjerë persona do të përfundojnë prapa hekurave.  

Pyetur nga gazetarët për kushtet që ka vënë Balili për t’u dorëzuar, Lleshaj tha se ai ka kërkuar garantimin e një procesi të drejtë ligjor. Kujtojmë se për Balilin janë organizuar rreth 15 operacione poolicore, që kanë qenë të dështuara.

(E.K/FAXWEB.AL)

Share: