Home KRYESORE Video/Studentët gozhdojnë derën e universitetit: Kështu është kur talleni

Video/Studentët gozhdojnë derën e universitetit: Kështu është kur talleni

Një grup studentësh të universitetit Politeknik kanë gozhduar derën e universitetit (korpusi qendror). Ndërsa në video shihet studenti që ngul gozhdët, një tjetër dëgjohet të thotë: “Kështu është kur talleni me studentët, o dekan, ushtar i qeverisë…”

Duket se ky reagim ka marrë shkas nga dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Artur Sula i cili u bënte thirrje studentëve që të ktheheshin në auditore, duke kujtuar se koha e diplomimit po afronte.

Kjo tentativë e tij është konsideruar si dëshirë për ti përçarë studentët, ndërsa të shumta kanë qenë komentet në statusin e tij.

Sula është detyruar që të fshijë statusin në facebook, por është studenti Klajdi Bello ai që e ka publikuar, teksa shton se dekani është një mik i Veliajt.

Gjithsesi përtej të gjithë debateve të këtyre ditëve dhe incidentit tek Ekonomiku, ku policia pengoi studentet të hynin në takim, ata do të jenë sot të gjithë bashkë në protestë masive para Kryeministrisë. /Opinion.al

Share: