Home KRYESORE Vuçic dekorohet nga Putin, një ditë para takimit të tyre

Vuçic dekorohet nga Putin, një ditë para takimit të tyre

Një ditë para takimit të tyre, Presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të dekorojë me Urdhrin e Shën Aleksandër Nevskit, homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Lajmi është bërë i ditur nga Websajti zyrtar i Kremlinit, i cili raporton se Putin ka firmosur sot dekretin mbi ndarjen e Urdhrit të Shën Aleksandër Nevskit.

“Aleksandar Vuçiç shpërblehet për kontributin e tij të madh personal në bashkëpunimin shumëpalësh me Federatën Ruse”, thuhet në deklaratën e Kremlinit.

Sipas Tanjugut, kjo njohje iu dha një serbi pas gati 100 vjetësh. Vuçiç nga ana tjetër tha se për të do të ishte një nder i madh, të marrë një vlerësim që nuk është fituar nga asnjë serb në 100 vitet e fundit.

Share: